Një zjarr ka shpërthyer në kompleksin e ndërtesës Europa-Center, një nga monumentet e Berlinit, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Pamjet e shpërndara në rrjetet sociale tregojnë shtëllunga të mëdha tymi që dalin nga kulmi i saj.
Flakët shpërthyen në tavanin e 21 katëshes, kanë raportuar të martën mediat gjermane.
Po sipas medieve gjermane, një defekt i kondicionerit të ajrit mund të jetë shkaktar i zjarrit.
Over and out. Thanks to the fire brigade. #europacenter #berlin pic.twitter.com/WLhAnNiAgt
— Marie Ani Lou (@MarieAniLou) October 11, 2016