Së shpejti WhatsApp do të lejojë korigjimin dhe fshirjen e mesazheve që keni dërguar. Fillimisht ky ndryshim do të testohet në versionin beta të saj për Iphone.
Përvec opsionit të korigjimit, ashtu sic thuhet, për përdoruesit e Iphone, shtohet opsioni i fshirjes së mesazhit sikur të mos kishtë ekzistuar kurrë. Gjithsesi, kjo gjë do të bëhet e mundur vetëm në rastin kur mesazhi nuk është lexuar nga marrësi.
Fatkeqësisht, akoma nuk bëhet e ditur kur ky ndryshim do jetë funksonal dhe i vlefshëm për përdoruesit e Android.