Friday , February 26 2021
Ballina / TURIZEM / Vlerat turistike të burimeve ujore, Mirditë

Vlerat turistike të burimeve ujore, Mirditë

Veç bukurive natyrore, klimës së rrallë, pasurive nëntokësore, pyjeve e kullotave, bjeshkët e Selitës në Mirditë, janë të përmendura edhe për burimet e shumta e të veçanta ujore. Themi të veçanta, sepse të tilla nuk gjënden në zona të tjera të krahinës. Pothuaj gjithë territorin e saj e përshkon lumi i Urakës, që buron nga Gryka e Selitës dhe pasi përshkon 37 kilometrat e gjatësisë së tij, derdhet në liqenin e Ulzës. Ky lumë, ka ujë të ftohtë dhe të kulluar, ku rritet një lloj peshku i veçantë dhe shumë i shijshëm, që quhet trofta me pika të kuqe. Lumi i Urakës ka kushte ideale edhe për ushtrimin e plazheve të vegjël malorë, pasi rrjedha e tij ka krijuar natyrshëm edhe shumë gropa të mëdha e të thella, me ujë të qetë, ku mund të ushtrohet lirshëm sporti i notit. Por, duhet theksuar, se burimet ujore në këtë zonë, janë jo vetëm të shumta, por dhe karakteristike, pasi këtu gjendet edhe një lumë i nëndheshëm, siç është lumi i Shutërrisë, por gjendet edhe një burim i famshëm kurativ, siç është ai i pikës turistike të Kroit të Bardhë, që buron në shpatet perëndimore të Malit të Kunorës, në lartësinë mbi 1300 metra mbi nivelin e detit. Ky burim i magjishëm e fantastik, tashmë i famshëm dhe çudibërës për vlerat e tij kurative, të vërtetuara këto dhe me analizat laboratorike brenda e jashtë vendit, ka një frekuentim të jashtëzakonshëm e të përvitshëm nga pushuesit. Ai ndodhet buzë rrugës autorurale Qafë – Mërkurth – Kunorë, një degëzim ky, me një distancë vetëm prej 12 kilometrash nga rruga autokombëtare Tiranë – Lurë. Vlerat kurative të ujit të Kroit të Bardhë, për herë të parë, janë zbuluar nga austriakët, gjatë Luftës së Parë Botërore, ku sipas gojëdhënave, thuhet se disa ushtarë austriakë, rastisën të kalojnë pranë këtij burimi dhe si të lodhur që ishin nga lufta, u ndalën dhe pinë ujë, por dhe pushuan tek burimi i Kroit të Bardhë.

Shiko më shum

Dhjetë destinacionet e turizmit dimëror ose turizmi i bardhë

Kaluam sezonin më të mirë turistik veror, duke parë të hyjnë në vendin tonë shumë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *