Wednesday , March 3 2021
Ballina / TRADITA / Veshja me Brekesha

Veshja me Brekesha

Veshja me Brekesha. Edhe në këtë tip veshjesh emërtimi lidhet me pjesën e poshtme të  veshjes, e cila ka formën e pantollonave të gjëra, të  bëra me pëlhur leshi ose pambuku të endura në avlëmend shtëpiak. Gjithmonë ato ishin të  gjata deri në  nyjën e këmbës si dhe shoqëroheshin me një brez të gjërë  leshi me ngjyrë të  kuqe në vishnje. Në  pjesën e sipërme të trupit vishej këmishë  me mëngë  të gjata dhe të ngushta. Në  stinët e ftohta perveç jelekut e xhamadanit prej shajaku, vishej edhe jakucja me xhufka (një  lloj xhakete me mëngë të shumta). Kjo veshje është përdorur në  fshatrat e Zadrimës (në stinë të ngrohta) në Shqipërin e Mesme dhe disa fshatra të Matit, Martaneshit, Mirditës, Librazhdit, çermenikës etj.

VeshjePopullore18VeshjePopullore17

Shiko më shum

Si tё ruhen traditat e dasmёs sonё Popullore

Populli shqiptar , si populli më i lashtë në gadishullin Ballkanik , ka një traditë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *