Në fund të Qafës së Thanës, duke shkuar nga Pogradeci për në Tiranë, nëse merrni rrugën në të majtë mund të vizitoni Selcën e Poshtme dhe pesë varret monumentale të antikitetit. Kështjella duke qënë në një vend dominues për Luginën e Shkumbinit ka luajtur një rol parësor gjatë luftës Iliro – Romake dhe Iliro – Maqedonase. Zbulimet arkeologjike nxorrën në dritë 5 varre monumentale të gërmuara në shkëmb, që flasin për një shoqëri me nivel të lartë ekonomiko – kulturor të shekullit IV-III para Krishtit (BC) . Këtu mendohet të jetë varrosur edhe mbreti ilir Klit, sunduesi i Pelionit të lashtë.
