Friday , March 5 2021
Ballina / LAJME / Bota / Vaksinat kundër virusit, ari i ri për organizatat kriminale

Vaksinat kundër virusit, ari i ri për organizatat kriminale

Vaksina kundër COVID-19 do të jetë ari i lëngshëm i vitit 2021. Kështu ka paralajmëruar agjencia policore ndërkombëtare Interpol, sipas të cilës vaksina do të jetë malli më i çmuar për t’u shpërndarë dhe organizatat kriminale në mbarë botën janë bërë tashmë gati.

Shefi i Interpol, Jurgen Stock ka deklaruar se me përhapjen e vaksinave kriminaliteti do të rritet ndjeshëm. Sipas tij, do të ketë vjedhje nëpër magazina dhe sulme për grabitjen e ngarkesave.

Gjithashtu, korrupsioni do të lulëzojë në shumë vende për të siguruar sa më shpejt këtë “mall të çmuar”, ka vënë në dukje Stock.

Virusi i shpërndarë nga Azia, ka vijuar numri një i agjencisë policore, po shoqërohet me një valë kriminaliteti, të cilën e ka quajtur “pandemi më vete”. Grupet kriminale kanë menduar që në fillim se si të përfitojnë nga COVID-

Shefi i Interpol ka saktësuar se, në vend që të përfitojnë nga ilaçet, sikurse bënin më parë, grupet kriminale janë spostuar me shpejtësi drejt produkteve sanitare të falsifikuara si antiviralët dhe maskat false. Dhe tani, teksa vaksinat po autorizohen, kriminelët janë gati të dalin në treg me vaksina të falsifikuara.

Shiko më shum

Masakra e mbuluar e serbëve, “Gjurmë” zbulon fakte dhe sjell dëshmi për atë që ndodhi 106 vite më parë

Një masakër pak e treguar. 27 burrat e një fshati u vranë në mënyrën më …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *