Spanjollët u ankuan për gjendjen e keqe të fushës së stadiumit të sapondërtuar “Loro Boriçi”. Dhe pas ndeshjes Shqipëri – Spanja u mor vesh që ankesat e tyre ishin të drejta, pasi tapeti i fushës është bërë për t’u ndërruar.
Ky fakt ka shqetësuar UEFA-n, e cila ka urdhëruar që stadiumi të mbyllet deri në zgjidhjen e këtij problemi.
Nga ky vendim Vllaznia duhet të presë skuadrat e tjera të kategorisë Superiore në një fushë tjetër.
Një fushë që nuk plotëson kriteret, edhe pse është licencuar një vit më parë për shkak se shkodranët nuk kishin se ku të luanin. Por shkrodranët do të luajnë ndeshjet në këtë fushë, e cila nuk është e përshtatshme për ndeshjet e kategorisë së parë shqiptare.
Nuk dihet se kur do të fillojnë punimet në stadiumin e ri, pasi për shkak të motit të keq kompania greke përgjegjëse për tapetin e fushës duhet të presë deri sa të ngrohet koha. /shqiperiaime.al