Thursday , June 8 2023
Ballina / LAJME / Turisti polak niset nga Ksamili drejt Korfuzit me not, por përfundon në ishullin shqiptar

Turisti polak niset nga Ksamili drejt Korfuzit me not, por përfundon në ishullin shqiptar

Nga denoncimi për zhdukjen e tij, teksa aventura e dështuar në tentative për të përshkruar me not distancën Ksamil-Korfuz.

Historia e çuditshme vjen nga Ksamili, aty disa turiste polak kishin vendosur të bënin disa ditë plazh

Të hënën rreth orës 10:00 shtetasi polak, 74 vjeç, i kishte thënë grupit të miqve të tij polak se dëshironte të pinte një kafe në Korfuz, dhe për ta arritur këtë do të përshkonte me not distancën deri atje.

Pasi shumë orësh, drejtuesja polake e guides, shtetasja 29-vjecare me iniciale D.R., ka bërë denoncim në polici për zhdukjen e turistit, gjë e cila ka vënë në lëvizje forcat e rendit.

74-vjecari u gjet pas shumë orësh i rraskapitur dhe në gjendje jo të mirë fizike, në ishullin e vogël të Tongos, disa kilometra larg Ksamilit.

Në fakt 74-vjecari polak kilometrat i kishte bërë me not, mirëpo jo në drejtimin e duhur, pasi në vend që të shkonte me not në Korfuz për të pirë kafe, u gjet në Tongo, një ishull po në tokën tonë ku nuk ka as kafe dhe lokale, pasi është një ishull i vogël i pabanuar. /Vizon Plus/

Shiko më shum

Pamje dhe detaje që tregojnë se “ku po e çon Rusia grurin e vjedhur të Ukrainës”

Forcat ruse janë akuzuar vazhdimisht për vjedhjen e grurit nga fermerët ukrainas në zonat e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *