Wednesday , March 3 2021
Ballina / TURIZEM / TUMA E KAMENICËS

TUMA E KAMENICËS

Tuma e Kamenicës është një nga monumentet më përfaqësues të prehistorisë shqiptare dhe më gjerë. Ai është monumenti më i madh në llojin e vet zbuluar dhe studiuar deri tani në vendin tone dhe mbart mbi vete një histori të gjatë rreth shtatë shekujsh.
Duke vizituar Tumën e Kamenicës ju keni mundësinë të përjetoni eksperiencën jo të zakonshme të takimit me botën e gjerë dhe misterioze të vdekjes së një komuniteti prehistorik që ka jetuar në periudhën midis shekujve 13-6 p.e.s. Por, më shumë se vdekjen, informacioni që komunikohet në panelet e muzeut të kësaj qendre hedh dritë mbi jetën, dinamizmin e marrdhënieve shoqërore, përparimin teknologjik, kontaktet kulturore të këtij komuniteti prehistoric.
Janë konservuar dhe prezantuar për ju disa struktura unikale me karakter funeral në prehistorinë e Shqipërisë dhe të rajonit më gjerë

Shiko më shum

Dhjetë destinacionet e turizmit dimëror ose turizmi i bardhë

Kaluam sezonin më të mirë turistik veror, duke parë të hyjnë në vendin tonë shumë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *