Wednesday , March 3 2021
Ballina / LAJME / Tiranë-Elbasan, 30 mln USD më shumë nga shembjet e tokës

Tiranë-Elbasan, 30 mln USD më shumë nga shembjet e tokës

Zhbllokimi i punimeve në rrugën Tiranë-Elbasan ka kërkuar sipas Autoritetit Rrugor Shtetëror një fond shtesë prej rreth 30 mln dollarësh.

Puna ishte ndërprerë prej 2 vitesh, pas konfliktit mes kompanisë dhe qeverisë mbi atë se kujt do t’i njiheshin shpenzimet për riparimin e rrugës së dëmtuar nga shembjet e mëdha që sollën bllokimin e saj.

“Normalisht kemi dalë nga projekti fillestar që nuk i parashikonte këto gjëra dhe duhen fonde shtese për t’i përballuar. Bëhet fjalë për një shifër, në bazë të studimeve të kostove që kemi bërë deri tani në bashkëpunim me kontraktorin dhe konsulentin, prej 30 mln dollarë, për rrëshqitjet nga km i 12 deri në hyrje të tunelit”, deklaron Aksel Qorduka, drejtor i projektit pranë ARRSH-së.

Drejtor Qorduka thekson se cilësia e zbatimit të projektit nga ana e kompanisë ishte e dobët. “Ky është segmenti i parë që po shihni. Është segmenti më problematik absolut. Janë 13 km dhe ka 5 rrëshqitje. Faji është pak nga të gjitha, cilësia e projektit të zbatimit nga kontraktori “joint venture”, që në fazën fillestare mund të kishte parashikuar zonat problematike, por tani jemi në një stad që duhet të ballafaqohemi me të gjitha këto probleme”, thotë Qorduka.

Por qeveria nuk thotë nëse do të ketë hetim dhe penalitete për përgjegjësit e këtij projekti. Me lëvrimin e fondit nga Banka Islamike për Zhvillim, sipas Autoritetit Rrugor Shtetëror, përfundimi i punimeve do të realizohet brenda këtij viti, pra deri në dhjetor të 2016.

Shiko më shum

Vaksinat kundër virusit, ari i ri për organizatat kriminale

Vaksina kundër COVID-19 do të jetë ari i lëngshëm i vitit 2021. Kështu ka paralajmëruar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *