Wednesday , July 6 2022
Ballina / LAJME / Tiranë, bie nga kati i nëntë; humb jetën 13-vjeçari

Tiranë, bie nga kati i nëntë; humb jetën 13-vjeçari

Një 13-vjeçar humbi jetën dje në Tiranë, pak minuta para mesnatës, për shkak se u rrëzua nga kati i nëntë i një pallati.

Ai është shtetasi me inciciale J.A., me kombësi egjiptiane, ndërsa mësohet se jetonte prej vitesh së bashku me familjen e tij në rrugën “Dritan Hoxha”, në zonën e Laprakës.

Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e vona të së dielës, ndërsa nga hetimet paraprake dyshohet se fëmija ka rënë aksidentalisht. Sipas dëshmive të para, 13-vjeçari ka qenë duke luajtur në ballkon, ndërsa policia vijon hetimet për këtë rast të rëndë.

Shiko më shum

Diaspora bashkon prodhuesit dhe ndërtuesit shqiptarë në Zvicër

Zvicra dhe Kosova kanë marrëdhënie të shkëlqyera bashkëpunimi. Një numër i madh i bashkatdhetarëve jetojnë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *