Në këtë shtëpi ka jetuar At Gjergj Fishta, një prej emrave më të vyer të letërsisë shqipe. I lindur në tetor të vitit 1871, në atë oborr, e këto ambiente, të afërmit e thirrisnin në emër Zef, pasi në fëmijërinë e tij at Gjergj Fishta mbante këtë emër. Mandej kur vendosi të shungurohet e ti kushtohet fesë ai zgjodhi për veten emrin Gjergj.
Në këto ambiente poeti dhe kleriku i ardhshëm kaloi vitet e para, derisa Zefi i vogël do të shfaqte para famullitarit të fshatit një zgjuarsi të pashoqe. E prej atëherë rruga e tij do të merrte tjetër kthesë, në drejtim të shkollës, letërsisë dhe të fesë.