Dhjetë persona mbetën të plagosur pas një shpërthimi që ndodhi në parkingun e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Antalia të Turqisë.
Shpërthimi ndodhi rreth orës 8.50 të mëngjesit të sotëm, ndërsa nuk dihen shkaqet e këtij shpërthimi.
Kryetari i Antalias, Menderes Turel tha për CNN turk se shpërthimi mund të ketë qenë një aksident dhe se të gjithë të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën./Shqiperiaime.al