Një tërmet me magnitudë 4.2 ballë, në orët e vona të natës ka tronditur qytëtin e Fierit.
Sipas shërbimit sizmiologjik, lëkundjet dhe epiqendra e tërmetit kanë qenë 9 kilometra nga qyteti i Fierit.
Deri tani nuk ka të dhëna për dëme materiale apo në njerëz, por bëhet e ditur këto lëkundje kanë alarmuar edhe banorët e Patosit.
Sipas ” Top Channel”, ditët e fundit banorët janë ankuar për lëkundje të vazhdueshme në zonën e tyre, ndërsa akuzojnë një kompani naftënxjerrëse si shkaktare të tërmeteve.