Friday , August 12 2022
Ballina / LAJME / Pushimet ditore po bëhen të papërballueshme, çmimet në plazhet e Lalëzit rritje vjetore me 60 për qind

Pushimet ditore po bëhen të papërballueshme, çmimet në plazhet e Lalëzit rritje vjetore me 60 për qind

Plazhet në zonën e Gjirit të Lalëzit prej vitesh janë shndërruar në oazin e pushuesve ditor të banorëve të Tiranës.

Me infrastrukturë të dedikuar kryesisht për familje mesatare dhe nën këtë nivel, këtë sezon ato janë bërë të papërballueshme.

Përveç naftës çmimet e çadrave dhe shërbimeve të tjera janë rritur së paku me 60 për qind këtë sezon.

Shpenzimet ditore për një person që udhëton nga Tirana me automjetin e tij në një nga plazhet më të lira të Shën-Pjetrit në zonën e Gjirit të Lalëzit arrijnë 3,500 lekë [29 euro] nga 2,100 lekë [17 euro] që ishin vitin e kaluar, nëse merren në konsiderate shpenzimet minimale ( karburanti, çadra, një kafe +ujë).

Për të përshkuar pak më shumë se 80 kilometra nga Tiranë në Lalëz ( vajtje+ardhje) makinë mesatare i duhen rreth 2,500 lekë [20.7 euro] karburant nga rreth 1,500 Lekë [12.4 euri] një vit më parë. Shpenzimet për naftën janë rritur së paku me 66 për qind në krahasim me vitin e kaluar.

Çmimi një çadre është rritur me 60 për qind, në 800 lekë [6.6 euro] në rastin më të mirë nga 500 lekë [4 euro] që ishte vitin e kaluar. Gjithashtu çmimet janë rritur edhe baret dhe restorantet. Një kafe e shoqëruar me ujë kushton së paku 30 për qind më shtrenjtë se vitin e kaluar.

Kostot e larta të plazheve popullore që frekuentohen nga shtresa mesatare e kryeqytetit, po i kthejnë ata në plazhe “luksi”. Për shkak të çmimeve të larta, frekuentimi i tyre është ulur ndjeshëm.

Administratorët e plazheve pohuan se numri i frekuentuesve në fundjavë ka rënë së paku me 50 për qind për qind, duke i çliruar ato që kanë mundësi të përballojnë kostot, prej trafikut dhe mbipopullimit. Por, sipas tyre rritja ishte e pashmangshme prej rritjes së qirave, lëndëve të para etj.

Popullsia me të ardhura nën mesataren dhe shtresa e pensionistëve e ka të vështirë të përballojë kostot e pushimeve ditore këtë vit.

Sezoni turistik këtë vit ka nisur më shpejt se vitet e tjera për shkak të kohës së favorshme. Pavarësisht çmimeve më të larta shtetasit e huaj që zgjedhin Shqipërinë për fundjave apo për pushime po rritet.

Sipas të dhënave të INSTAT numri i shtetasve të huaj që hynë në Shqipëri gjatë pesë mujorit të parë ishte mbi 1.6 milionë persona me rritje vjetore mbi 54 për qind.

Heqja e masave kufizuese për udhëtimet pas pandemisë nga shumica e vendeve ka çuar në rritje të udhëtarëve. Me gjasë të këtë sezon do të konsumohen pushimet e munguara. Por për një pjesë të popullsisë me nivel të ulët ekonomik, plazhet dhe strukturat hoteliere po bëhen të pakapshme. /Monitor/

Shiko më shum

Pamje dhe detaje që tregojnë se “ku po e çon Rusia grurin e vjedhur të Ukrainës”

Forcat ruse janë akuzuar vazhdimisht për vjedhjen e grurit nga fermerët ukrainas në zonat e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *