Wednesday , July 6 2022
Ballina / SPORT / Prezantohet projekti i Arenës Kombëtare

Prezantohet projekti i Arenës Kombëtare

Paraditen e së enjtes u prezantua projekti i stadiumit të ri kombëtar, një projekt që sipas presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), Armando Duka, ishte “një bashkëpunim i përbashkët me qeverinë”.

“Për një projekt të tillë u desh koha e nevojshme dhe kjo kohë mund të ishte edhe më e gjatë. Por, ju them se është më e shkurtër sesa koha që kanë marrë projekte të ngjashme në Itali. Ky projekt është një bashkëpunim i suksesshëm me qeverinë. Kryeministri ka kontribuar maksimalisht për përshpejtimin e projektit dhe kalimin e pengesave”, tha Duka.

I pranishëm në prezantimin e projektit ishte edhe kryeministri Edi Rama, i cili falenderoi FSHF-në për ndryshimin e pamjes së stadiumeve në të gjithë vendin.

“Shikonim stadiume ku nuk mund të zhvilloheshin ndeshje dhe kulturë. Shpreh konsideratën time për federatën që ia ka ndryshuar fytyrën stadiumeve”, u shpreh Rama në fjalën e tij.

Shiko më shum

Kualifikimi historik i Kosovës në Ligën e Kombeve, shikoni çfarë shkruan media serbe

Kualifikimi historik i Kosovës për në gjysmëfinalen e Ligës së Kombëve ka lënë me gojën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *