Sunday , March 26 2023
Ballina / FUNZONE / Kuriozitete / Nga Gjermania për të luftuar serbët në Kosovë, rrëfimi prekës i ish-luftëtares së UÇK-së: Isha 18-vjeçe dhe e papërgatitur, por isha e pakthyeshme!

Nga Gjermania për të luftuar serbët në Kosovë, rrëfimi prekës i ish-luftëtares së UÇK-së: Isha 18-vjeçe dhe e papërgatitur, por isha e pakthyeshme!

Ish pjesëtarja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Arlinda Kërçeli, mori rrugën nga mërgimi drejt atdheut pikërisht në ditët më të vështira të vendit.

Ajo iu bashkua pjesëtarëve të UÇK-së që t’i shërbejë vendit.

Arlinda për Radio Dukagjini rrëfeu historinë e saj tё dhimbjes, sakrificës e mbijetesës nё kohё lufte dhe paqeje.

Ajo ishte banore e Gjermanisë pёr shumё vite, por nё moshёn 18 vjeҫare jeta e saj merr njё kthesё krejt ndryshe, atёherё kur nё vitin 1998 vendos tё veshë uniformёn e UҪK-sё dhe t’i bashkohet atdheut nё luftёn pёr ҫlirim.

Nё front luftoi pёr 18 muaj, ndёrsa pas luftёs disa vite jetoi dhe veproi nё Kosovё pёr t’u larguar mё pas drejt Zvicrës ku e pritën shumë sfida.

“Rrugëtimi im i hershëm dhe largimi im nga Kosova ishte në kushte të mira, pastaj vendimin që mora, një vendim për të cilin jam shumë krenare, që historia nuk do e përsërisë më, është ai që iu bashkova UÇK për t’i dalë zot vendlindjes sime. Atëherë nuk isha e përgatitur, pro isha e pakthyeshme dhe jam shumë krenare për veten time, e sidomos për fëmijët e mi”, rrëfen ajo.

Shiko më shum

Misteri i shpellës së Librazhdit ku një vajzë e zhveshur joshte djemtë e fshatit,por sapo futeshin… (VIDEO)

Disa kilometra larg qytetit të bukur të Librazhdit ndodhet një fshat i vogël i quajtur …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *