Monday , April 19 2021
Ballina / LAJME / Mërgim Mavraj nis stërvitjen me Koln , Gezon gjithe Shqiptaret

Mërgim Mavraj nis stërvitjen me Koln , Gezon gjithe Shqiptaret

Mërgim Mavraj nis fazën e fundit të rehabilitimit. Mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare i është bashkuar skuadrës së Koln-it në stërvitje. 29-vjeçari ka punuar i diferencuar nga grupi, duke zhvilluar vrapime rreth fushës. Sipas stafit mjekësor të klubit të Bundesligës, ky është vetëm fillimi dhe që kuqeziu të jetë plotësisht gati, si afat final është muaji nëntor.

Megjithatë, rikuperimi i Mavrajt prej dëmtimit të pësuar në gju në muajin Maj është mjaft shpresëdhënës dhe periudha mund të jetë më e shkurtër. Në fillim të Qershorit, mbrojtësi u operua në gju në një prej klinikave të qytetit të Koln-it. Një muaj pas ndërhyrjes kirurgjikale, Mavraj u paraqit me paterica në fotografinë zyrtare të skuadrës, për startin e edicionit të ri. Brenda një kohë shumë të shkurtër lojtari nisi stërvitjen në palestër dhe më 3 Gusht publikoi një video ku zbuloi se objektivi ishte që të rikuperohet plotësisht për sfidën e 8 Tetorit kundër serbëve, të cilët i quante “dronofobë”.

29-vjeçari do të humbasë dy sfidat vendimtare të Shqipërisë më 4 dhe 7 Shtator përballë Danimarkës dhe Portugalisë. Lajmi për rikuperimin e Mërgim Mavraj për ndeshjet e fundit kualifikueseve në Euro 2016, gëzon trajnerin De Biasi dhe të gjithë tifozët e Kombëtares. Mbrojtësi është një prej shtyllave kryesore të Kombëtares, ku numëron 23 ndeshje të luajtura dhe tre gola, më i fundit në sfidën e fundit zyrtare që vulosi fitoren 2-1 me Armeninë. Në atë ndeshje Mavraj sakrifikoi duke luajtur i dëmtuar, por në fund rezultoi vendimtar.

Shiko më shum

Vaksinat kundër virusit, ari i ri për organizatat kriminale

Vaksina kundër COVID-19 do të jetë ari i lëngshëm i vitit 2021. Kështu ka paralajmëruar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *