Monday , April 19 2021
Ballina / TURIZEM / Memoriali i Skënderbeut

Memoriali i Skënderbeut

Memoriali i Skënderbeut është ndërtuar mbi kishën e Shën Kollit, aty ku u varros Skënderbeu në 1468. Memoriali i heroit Gjergj Kastrioti Skënderbeu u ndërtua në vitin 1981 për të rikthyer atmosferën e kuvendit të Lezhës, si dhe për vendvarrimin e Skënderbeut. Në dyshemenë e anijatës ngrihet busti i Skënderbeut punuar nga Odhise Paskali, njëri prej skulptorëve më të famshëm shqiptarë, si dhe kopje të shpatës dhe përkrenares së tij prej bronxi. Në brendësi të mureve ka një varg mburojash me stemat e fiseve, që morën pjesë në Kuvendin e Lezhës, të cilët bënë besëlidhjen me Skënderbeun. Gjithashtu aty ndodhet një obelisk në anë të kishës, që përkujton rindërtimin e kishës, si dhe një pllakë në mur që përkujton Kuvendin e Lezhës.

Shiko më shum

Dhjetë destinacionet e turizmit dimëror ose turizmi i bardhë

Kaluam sezonin më të mirë turistik veror, duke parë të hyjnë në vendin tonë shumë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *