Një bankë e nivelit të dytë në qytetin e Tiranës, ka rënë pre e grabitjes sot në orët e para të mëngjesit. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të “21 Dhjetorit”, dhe sipas informacioneve të para, bëhet e ditur se autorët ishin dy persona të armatosur, maskuar dhe me kapele.
Nuk dihet ende shuma e parave që është marrë nga autorët, dhe gjithashtu nuk bëhet e ditur dhe sesi kane arritur te futeshin në bankë.