Friday , May 14 2021
Ballina / SPORT / Nderkombetare / Majlinda Kelmendi bën Rusinë ta nderojë Kosovën

Majlinda Kelmendi bën Rusinë ta nderojë Kosovën

Nga Rusia ajo i bëri të lumtur të gjithë. Në këtë vend nga Garda ruse u nderu flamuri, e himni i Kosovës pikërisht për shkak të Majlinda Kelmendi. Kelmendi sot për herë të dytë është shpallur kampione e Europës në xhudo në kampionatin që është mbajtur në Kazan të Rusisë. CNN kanë përgatitur një profil për Kelmendin duke e quajtur atë mbretëreshë të xhudos.

Kur Majlinda Kelmendi do të bartë flamurin e shtetit të saj në lojërat olimpike 2016, krahët e saj të fuqishëm do të bartin edhe peshën e pritjeve të një kombi për njohje pas shkatërrimit nga lufta.

Tre shkronjat në veshjen e saj për xhudo do të përfaqësojnë shumë më shumë se një emërtim të origjinës – do të jetë një prezantim i guximshëm i një identiteti të një regjioni Ballkanik  në luftë për pavarësi.

“Kur jemi njohur nga IOC ishte gjëja më e mirë që mund t’i ndodhte Kosovës” ka thënë kampionia e dyfishtë botërore për “Human to Hero series”, CNN.

“Jo vetëm për sportin mirëpo edhe për shtetin, ngaqë tani atletet dhe fëmijët mund të ëndërrojnë pjesëmarrjen në Olimpiadë dhe përfaqësimin e Kosovës aty”

“Është nder shumë i madh për mua ngaqë do të jetë hera e parë e Kosovës në Lojërat Olimpike, dhe do të jem unë ajo që do e bartë flamurin e këtij shteti” ka thënë 24 vjeçarja.

“Kam ëndërruar shumë për ketë dhe më në fund po bëhet realitet”.

Në Rio de Janeiro ishte titulli i pare që Kelmendi i solli Kosovës, e cila kishte fituar njohjen nga Federata Ndërkombëtare e Judos një vit më parë.

Megjithatë, në fitoren e saj të radhës, kur mundi Rusinë vitin e ardhshëm, ajo ishte e detyruar të garoj nën  akronimin e Federatës Ndërkombëtare te Xhudos “ IJF” për shkak të vendit ku u zhvillua gara, Rusisë – që përkrah pretendimet e Serbisë për territorin e Kosovës – e cila nuk njohu vendlindjen e saj.

Fitorja e saj ishte sfidë e guximshme në kampionat ku ishte prezent edhe lideri Rus Vladimir Putin – xhudist që bartë rripin e zi.

“Jemi ndjerë keq mirëpo kemi qenë të vendosur të arrijmërezultate pozitive dhe ia kemi arritur – Majlinda është bërë kampione e dyfishtë pikërisht në Rusi” ka thënë trajneri  dhe mentori i saj Driton Kuka, karriera e të cilit është ndërprerë për shkak të konflikteve në Ballkan.

“Trajneri më ka thënë që do të jem në Lojërat Olimpike. Te gjithë kanë thënë që ai ëndërron shumë, mirëpo ai është person shumë punëtor për të cilin nuk ka problem që nuk ka zgjidhje” ka deklaruar Kelmendi.

Kuka ka parë një vajze me kualitetet e nevojshme që të arrijësuksese në një sport të zhvilluar në fund të viteve 1800.

“Ajo ka shpirtin e luftarakes dhe është gjithmonë e gatshme tëjapë më shumë se 100%” ka thënë Kuka për Kelmendin.

James Montague, gazetar britanez i vendosur në Ballkan, njëkohësisht autor i shkrimeve për përpjekjet e Kosovës për të fituar njohje ndërkombëtare në sport, beson që Kelmendi do të arrijë atë qe iu mohua Kukës.

Kosova është pranuar si anëtare e plotë e Federatës Ndërkombëtare të Xhudos në prill të 2012’tës, mirëpo njohja olimpike nuk erdhi deri në dhjetor 2014.

Montague thotë që është “pothuajse e pamundur” që Kosova të ketë njohje nga UN për shkak të vetos që bartë Rusia në Këshillin e Sigurimit.

Mirëpo, me Kelmendin, që po e bartë flamurine Kosovës në ngjarje të profilit të lartë siç janë Lojërat Evropiane në Baku – ku nuk garoi për shkak te lëndimit të saj – dhe Rio 2016, me sukseset e saja do të ngrit shpresat e Kosovës për njohje të gjerë të pavarësisë së shtetit të saj.

Për Kukën, udhëtimi në Rio nënkupton shpagimin e gjithë atyre viteve punë të pandalshme.

“Do të jetë dita më e bukur në jetën time” ka deklaruar ai.

Shiko më shum

Ora 20:45, Shqipëri-Skoci, luhet për të tashmen dhe të ardhmen kuqezi

Numërimi mbrapsht ka nisur. Shqipëria luan ndaj Skocisë ndeshjen e fundit në grupe të Nationas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *