Darka e dasmës së Princit Leka II me Elia Zaharian ishte një luks i vërtetë ndërsa ajo që ra në sy në këtë eveniment të mbajtur në ambientet e Pallatit të Brigadave ishte seti i florinjtë me të cilën konsumuan ushqimin disa prej të ftuarve më të veçantë.
Ky detaj është zbuluar nga gazetari Blendi Fevziu në emisionin “Opinion”, i cili tha se jo të gjithë, por pjesa më e rëndësishme e trashëgimtarëve mbretërorë, konsumuan ushqim me lugë floriri. Fevziu këmbënguli se këto arturina ishin sjellë në dasmë nga organizatorja që u mor me dekorin, Alketa Vejsiu.
Por, një nga zonjat e panelit u përbetua se serviset e florinjta ishin marrë borxh nga disa miq të afërt të çiftit Leka II dhe Elia Zaharia, duke lënë mister identitetin e tyre. Megjithatë, mendohet se ato i përkasin një politikani shqiptar.