Kualifikimi historik i Kosovës për në gjysmëfinalen e Ligës së Kombëve ka lënë me gojën hapur edhe serbët. Pas triumfit 4-0 të dardanëve përballë Azerbajxhanit, mediat serbe kanë shkruar menjëherë dhe janë munduar që ta minimizojnë këtë triumf duke e krahasuar me mos anëtarësimin e Kosovës në Interpol.
Telegraf.rs ka shkruar e para ku ka thënë se Kosova e fitoi grupin 3 të Ligës D dhe do të promovohet në Ligën C. Sipas tyre, kjo fitore mbyll plagët e humbjes së Kosovës sot në Interpol.