Monday , April 19 2021
Ballina / TURIZEM / KJO PERLË TURISTIKE NË SHQIPËRI RREZIKON SHKATËRRIMIN NGA KRiMINELËT E VESHUR ME PUSHTET (FOTO)

KJO PERLË TURISTIKE NË SHQIPËRI RREZIKON SHKATËRRIMIN NGA KRiMINELËT E VESHUR ME PUSHTET (FOTO)

Në mes të hiçgjësë, në majë të malit, mes një terreni të vështirë e rruge të pashtruar, ndesh në këtë mrekulli të natyrës që mesa duket, një “dorë e zezë” e ka pikasur dhe kërkon ta shkatërrojë në këmbim të një grushti parash për xhepin e tij.

Zbatimi i projektit të gurores është kundërshtuar me forcë në dëgjesën e bërë disa ditë më parë me banorët e zonës të cilët kanë firmosur KUNDËR.

Banorët thonë se gurorja jo vetëm do shkatërronte bizneset që ata i kanë ndërtuar me aq mund në shërbim të turizmit por do të sillte fundin e turizmit në këtë ZONË TË MBROJTUR.

Më 05.11.2018 në vendin ku do të kërkohet dhënia e lejes mjedisore për zonën Minerare numër 332 Kolonjë, u bë dëgjesa me publikun dhe në përfundim të dëgjesës u mbajt një procesverbal ku të gjithë personat që ishin në kundërshtim me zbatimin e këtij projekti firmosën duke dhënë edhe arsyen e kundërshtimit të tyre.

Ky projekt do të ketë ndikim shkatërrimtar në të gjithë zonën përreth dhe do t’i japë fund zhvillimit turistik. Ndotja akustike dhe shtëllungat e tymit nga nxjerrja e mermerit për 25 vite me rradhë, do bëjë që këmbë turisti mos shkelë më në të.

PAK nga HISTORIA 20-vjeçare e FARMËS SOTIRA

Toni dhe Jonida, dy të rinj të arsimuar, punëtorë e plot ëndrra, u njohën në Greqi. Të dashuruar, vendosën të braktisin shtetin fqinj për të ndërtuar të ardhmen e tyre pikërisht në këtë majë mali.

Pa të ardhura të mjaftueshme por me dashurinë e madhe për njëri-tjetrin, ata nisën gjithçka nga zero.

Përshtatën një furgon si shtëpi dhe për një vit të tërë ai furgon, në thuajse 1000 metra lartësi, mes natyrës së pashoqe por edhe temperaturave të ulëta gjatë dimrit, u bë strehëza e tyre. Ardhja në jetë e vajzës së tyre të parë, e ndryshoi shumë jetën e çiftit.

Me shumë mund e sakrificë ata ia dolën të ndërtojnë një shtëpizë që binte në sy të gjithkujt që kalonte në ato anë, për stilin e drunjtë, në harmoni me natyrën.

Pastaj ndërtuan një lokal të vogël dhe befas u shndërruan në pikëmbrritjen e çdo turisti.

Të huajt e zbuluan shpejt këtë destinacion dhe prej thuajse dy dekadash vazhdojnë ta frekuentojnë me fanatizëm.

Sot Toni 46 dhe Jonida 33, janë prindër të dy vajzave dhe ndonëse ferma e tyre tashmë mund të quhet pa frikë një biznes, ata të dy nuk bëjnë jetë të pasurish.

Toni me kapelen e tij karakteristike prej “sherifi” e Jonida, një vajzë e palodhur, punojnë nga mëngjesi në darkë në fermën e tyre.

JO GURORE në KOLONJË

Mos e prekni KOLONJËN. Një gurore për 25 vite mes këtij peizazhi shumëngjyrësh, çlodhës e ftues në çdo stinë të vitit, do ishte një masakër, KRIM natyror.

Kushdo që do guxojë të verë dorë mbi të, s’do jetë gjë tjetër veçse një KRIMINEL i veshur me pushtet.

Natyra e ka dëshmuar që jo vetëm s’harron, por hakmerret shpejt.

 

Shiko më shum

Valbona, Shqiperi

Valbona, një nga 9 destinacionet botërore

Revista më prestigjioze në botë për udhëtimet “National Geographic” ka publikuar së fundi një listë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *