Thursday , June 8 2023
Ballina / LAJME / Kapiteni Lorik Cana bëhet baba

Kapiteni Lorik Cana bëhet baba

KAPITENI shtohet me nji AUTOKTON.

Është bërë baba për herë të parë kapiteni i kombëtares shqiptare, Lorik Cana. Sipas medieve kosovare, bashkëshortja italiane e Canës, Monika ka lindur një djalë.

Lajmi i mirë për kapitenin vjen vetëm dy javë larg ndeshjes me Serbinë në “Elbasan Arena”, pasi ai ka qenë i shqetësuar se djali i tij mund të linde në të njëjtën ditë që do të zhvillohet ndeshja.

Aktualisht, Lorik Cana luan me skuadrën e Nantesit në Francë, pasi u largua nga ekipi i Lacios në Itali. Cana e celebroi martesën e tij me bashkëshorten Monika në qytetin e Prishtinës.

Shiko më shum

Diaspora bashkon prodhuesit dhe ndërtuesit shqiptarë në Zvicër

Zvicra dhe Kosova kanë marrëdhënie të shkëlqyera bashkëpunimi. Një numër i madh i bashkatdhetarëve jetojnë …

2 KOMENTET

  1. Ramadan

    Urime Kapiten U rrite me jete

  2. Besnki

    Urime Kapiten , me jete te gjate dhe te lumtur …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *