Wednesday , July 6 2022
Ballina / LAJME / Bota / Kapet banda e skllavërisë moderne

Kapet banda e skllavërisë moderne

Banda më e madhe e skllavërisë moderne në Europë, sipas mediave britanike, kishte arritur të merrte rreth 400 ish-të dënuar ose të alkoolizuar nga Polonia, i vinte të punonin në Britani për gjysmë euroje dita, dhe i linin të jetonin në kushte shumë të këqija ndërkohë që vetë fusnin në xhep miliona.

Ky grup i mirë-organizuar drejtohej nga një familje polake, Brzezinski, të cilët gjuanin për njerëzit më të brishtë në Poloni. Më pas u premtonin punë të lehta me pagesë të mirë në Britani, dhe i bënin pjesë e skemës së tyre, që praktikisht i kthente në skllevër modernë.

Nëse ankoheshin, personat që silleshin nga Polonia mund të rriheshin ose të kërcënoheshin. Në gjyq u tha që ata punonin me orare të tejzgjatura nëpër ferma, nëpër qendra riciklimi mbeturinash, si dhe në fabrika ku thereshin gjelat e detit./TCH

Tetë pjesëtarë të grupit të organizuar janë dënuar me burg, 55 vite në total.

Shiko më shum

Diaspora bashkon prodhuesit dhe ndërtuesit shqiptarë në Zvicër

Zvicra dhe Kosova kanë marrëdhënie të shkëlqyera bashkëpunimi. Një numër i madh i bashkatdhetarëve jetojnë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *