Wednesday , March 3 2021
Ballina / LAJME / Intervista me Marjan Rrokun, eksperti: Ja ku gaboi Ardit Gjebrea

Intervista me Marjan Rrokun, eksperti: Ja ku gaboi Ardit Gjebrea

Intervista që Ardit Gjebrea bëri të dielën me Marjan Rrokun, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy grave 15 vjet më parë, ka ngjallur reagime në opinionin publik.

Debati lidhet me mënyrën e trajtimit të të dënuarit nga ana e intervistuesit gjatë një hapësire televizive prej një ore.

Sipas Zylyftar Bregut, studiues i komunikimit në institucionet e mbyllura dhe pedagog i Gazetarisë në Universitetin e Tiranës, Gjebrea u manipulua nga Rroku duke u vënë në anën e tij dhe jo të viktimave.

“Trajtimi i autorëve të krimeve është një nga subjektet më të vështira dhe lipset një elegancë dhe kujdes i jashtëzakonshëm; është si të ecsh në tehun e thikës. Gjithmonë është frika se mos ‘përdoresh’ nga i dënuari në funksion të qëllimeve të tij. E nëse i trajtojmë me radhë të gjithë sa më sipër, përfundimi është i qartë: Marjani duket se ia ka dale të manipulojë Arditin!”, shkruan Bregu në “Facebook”.

“Protesta lidhet me atë që në gjuhën profesionale quhet “këndi” i të parit të subjektit, përgatitja paraprake për subjektin, fjalët e zgjedhura, pyetjet e bëra – vijon ai -. Për të mos përmendur kujdesin për balancën apo lëmshin e etikës që krijohet në kësi situatash! Si të mos acarohet audienca, kur gazetari e quan të dënuarin ‘shoku im i dhomës’, ‘një e folur prej shkrimtari’, ‘student i ekselencës’ etj? Madje shkoi deri aty sa tha edhe fjalinë lapidare: ‘Shumë të burgosur kishin filluar të besonin se Marjani është i pafajshëm’. (Kjo fjali mund të jetë vetëm rezultat i një ankete)”.

Sipas ekspertit, “Arditi e lejoi ‘studentin e ekselencës’ që të mos ishte i sinqertë në rrëfimin e tij. Madje mungesa e koherencës ishte e dukshme brenda dy-tri fjalive të njëpasnjëshme! Reagimi, madje edhe i mjaft gazetarëve ka të bëjë me pyetjet e munguara të Arditit, si detyrim ndaj audiencës, ndaj vrasësit të dy femrave të pambrojtura! Gazetari gjithmonë zgjedh të jetë në anën e viktimave! Marjani nuk është një i tillë!”.

Shiko më shum

Vaksinat kundër virusit, ari i ri për organizatat kriminale

Vaksina kundër COVID-19 do të jetë ari i lëngshëm i vitit 2021. Kështu ka paralajmëruar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *