Wednesday , October 23 2019
Ballina / TRADITA / Muzika

Muzika

Muzika Popullore Shqiptare, përbën një ndër pasuritë më të çmuara të vendit. Në përshkrimet e studjusve të huaj të ardhur në Shqipëri gjatë shekujve XVIII-XIX është arritur përafërsisht në konkluzionin se pasuria kryesore e Shqipërisë është folklori muzikor, por ka edhe krom edhe naftë.

Folklori muzikor bën një jetë aktive edhe sot, ndërkohë që gjurmët e lashtësisë së tij janë provuar që prej shekujve XIV-XIII p.e.s. Në objekte të ndryshme arkeologjike – skulptura, basoreliefe, terrakota, etj. – janë përfiguruar qartë vegla popullore, që përdoren deri në ditët tona, valltarë, këngëtarë, kostume karakteristike, etj.

Muzika e lehtë shqiptare

Bën pjesë edhe ajo në traditën e re artistike të formuar mbas Luftës II Botërore, pavarësisht disa përpjekjeve të pjesëshme që zënë fill gjatë viteve 1920-1930. Këngëtarët dhe instrumentistët e muzikës së lehtë e zhvillojnë veprimtarinë e tyre kryesisht pranë trupave të Teatrove të Varieteve, pothuajse aktive në të gjitha …

Më shumë

Muzika profesioniste

Paraqitet si një ndër traditat më të reja artistike shqiptare . Fillimet e saj i përkasin viteve 1920-1930 të shekullit XX, ndërsa zhvillimet më të rëndësishme periudhës së mbas Luftës II Botërore e këtej. Sidoqoftë, nga të dhënat e deritashme, studjuesi i njohur i traditave muzikore shqiptare, Prof. Ramadan Sokoli, …

Më shumë

Folklori muzikor

Muzika Popullore Shqiptare, përbën një ndër pasuritë më të çmuara të vendit. Në përshkrimet e studjusve të huaj të ardhur në Shqipëri gjatë shekujve XVIII-XIX është arritur përafërsisht në konkluzionin se pasuria kryesore e Shqipërisë është folklori muzikor, por ka edhe krom edhe naftë. Folklori muzikor bën një jetë aktive …

Më shumë