Wednesday , October 23 2019
Ballina / SPORT / Nderkombetare / Merkato dhe Karabag, Ledra: Ju tregoj Partizanin 2019

Merkato dhe Karabag, Ledra: Ju tregoj Partizanin 2019

Partizani i është rikthyer stërvitjes në Tiranë pas fazës përgatitore prej dy javësh në Slloveni. Pas punës së bërë atej, kampionët në fuqi të Superligës, sjellin një lumë lojtarësh të rinj të cilët do të jenë pjesë e skuadrës edhe për kupat e europës, pavarësisht se kanë mbërritur pas fazës përgatitore dhe me gjendje fizike apo tekniko taktike të ndryshme nga pjesa më e madhe e ekipit. Një listë e re lojtarësh që trajneri merr bashkëautorësi.

“Lista e lojtarëve është e përbashkët por, klubi i njihte më mirë pikat e përforcimit dhe prioritetet e ekipit. Personalisht nuk i njoh këta lojtarë, por i kemi parë në internet video të ndryshme. Pas ndryshimeve të fundit, sigurisht që do të ketë disbalancë mes lojtarëve që ishin në fazën përgatitore dhe këtyre të rinjve. Tani na duhet të punojmë shumë me ata që përvec gjëndjes fizike, të kuptojnë edhe pjesën tekniko taktike të ekipit. Kohë nuk kemi, por do të përpiqemi të bëjmë maksimumin e mundshëm. Gjithesesi, pas këtyre 20 ditësh që jam këtu dhe me këto ndryshime nuk mund të pres askush që të kemi një skuadër të kolauduar dhe në gjendjen më të mirë” thotë për Top Channel, Franko Ledra, trajner i Partizanit.

Megjithatë ndeshja e parë zyrtare vjen shumë shpejt, është ajo e raundit të dytë eliminator të ‘Champions Leagues’ kundër azerëve të Karabag, në “Selaman Stërmasi”, ditën e mërkurë.

“Objektivi ynë është që të kalojmë turin, vërtet Karabaku është një skuadër e fortë dhe e mësuar të luaj në aktivitete të tilla europiane, por nuk nuk munt të bëjmë llogaritë kështu. Të gjithë e dijmë si është futbolli sot, gjithçka mund të ndodh. Përpara kësaj ndeshje do të thoja që firmos për lojën e bukur dhe do të konsideroja pozitiv një barazim që do të vinte nga një lojë e mirë”, thotë Ledra.

Të shpallesh kampion është një gjë dhe të rikonfirmohesh është një gjë tjetër edhe më e vështirë, dhe Ledra e di shumë mirë këtë gjë.

“Do të jetë shumë e vështirë që Partizani të rikonfirmohet kampion në sezonin e ardhshëm. U shpallën kampion pas shumë vitesh, por për të mbajtur këtë ritëm bëhet gjithmonë e më vështirë dhe të gjithë e dim këtë gjë. Megjithatë ne shpresojmë, ajo që është e sigurtë që në këtë vit ky do të jetë një Partizan ndryshe, sepse secili nga trajnerët ka mënyrën e tij, karakterin e tij që ja trasmeton skuadrës”, thotë trajneri./TCH

Ndërkohë pavarësisht bumit në merkaton e këtyre ditëve, tek Partiznai priten ende shumë lëvizje, duke pritur përforcimet e mborjtjes, ku kanë mbetur4 vetëm dy qendërmbrojtës, por edhe në largimet për mbipopullimin e reparteve si mesfusha dhe sulmi.

Shiko më shum

Zbulohen titullarët kuqezinj, ja si pritet të rreshtohet kombëtarja përballë Skocisë

Kristian Panuçi i beson krahun e djath të të mbrojtjes Frederik Veselit, ndërsa konfirmon thuajse …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *