Saturday , August 24 2019
Ballina / LAJME / Bota / Kapet banda e skllavërisë moderne

Kapet banda e skllavërisë moderne

Banda më e madhe e skllavërisë moderne në Europë, sipas mediave britanike, kishte arritur të merrte rreth 400 ish-të dënuar ose të alkoolizuar nga Polonia, i vinte të punonin në Britani për gjysmë euroje dita, dhe i linin të jetonin në kushte shumë të këqija ndërkohë që vetë fusnin në xhep miliona.

Ky grup i mirë-organizuar drejtohej nga një familje polake, Brzezinski, të cilët gjuanin për njerëzit më të brishtë në Poloni. Më pas u premtonin punë të lehta me pagesë të mirë në Britani, dhe i bënin pjesë e skemës së tyre, që praktikisht i kthente në skllevër modernë.

Nëse ankoheshin, personat që silleshin nga Polonia mund të rriheshin ose të kërcënoheshin. Në gjyq u tha që ata punonin me orare të tejzgjatura nëpër ferma, nëpër qendra riciklimi mbeturinash, si dhe në fabrika ku thereshin gjelat e detit./TCH

Tetë pjesëtarë të grupit të organizuar janë dënuar me burg, 55 vite në total.

Shiko më shum

Haradinaj nderon kolonelin e KFOR’it me prejardhje serbe (Foto)

Kryeministri Ramush Haradinaj, mori pjesë në ceremoninë e ndërrimit të komandës së komandantit të KFOR-it …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *