Wednesday , October 23 2019
Ballina / LAJME / Në kërkim të rrugës; Banorët e Kalenjës: Përroi na rrezikon jetën

Në kërkim të rrugës; Banorët e Kalenjës: Përroi na rrezikon jetën

Të paktën 100 familje në fshatin Kalenjë të Mallakastrës vuajnë për vetëm 800 metra rrugë.

Prej 30 vjetësh kërkojnë t’u shtrohet rruga që i nxjerr nga izolimi dhe ua lehtëson jetën, por s’kanë gjetur zgjidhje asnjëherë. Në dimër përroi që kalon në këtë rrugë u rrezikon dhe jetën.

Fëmijët e fshatit kalojnë dy herë në ditë në këtë rrugë dhe do të jenë në rrezik derisa të zbatohet projekti për të cilin kryetari i bashkisë Mallakastër thotë se ka nisur.

Fshati Kalenjë ndodhet vetëm 8 km larg qytetit të Ballshit, por mungesa e rrugës shton largësinë dhe vështirësitë e banorëve.

Shiko më shum

Kapet banda e skllavërisë moderne

Banda më e madhe e skllavërisë moderne në Europë, sipas mediave britanike, kishte arritur të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *