Sunday , February 23 2020
Ballina / TURIZEM / Turizëm mes mbetjesh. Rruga Shkodër-Shirokë, askush s’largon mbetjet urbane

Turizëm mes mbetjesh. Rruga Shkodër-Shirokë, askush s’largon mbetjet urbane

Përgjatë të gjithë aksit Shkodër-Shirokë, kontenierët e mbeturinave janë të tejmbushur. As sezoni turistik nuk ka sjellë përmirësim të këtij shërbimi, duke i ofruar një pamje dhe erë të pakëndshme çdokujt që e viziton atë.

Për këtë papastërti, sipas banorëve e kanë fajin institucionet vendore, e madje ata e fajësojnë këtë gjendje edhe për uljen e fluksit të turistëve.

Megjithatë, natyra e bukur dhe gatimet tradicionale të zonës vazhdojnë të tërheqin vizitorë, që largohen me dëshirën se vitin tjetër do ta gjejnë më mirë.

Shiroka është e përfshirë edhe në projekte rehabilitimi. Por, derisa punimet të përfundojnë, institucionet duket se duhet të kujdesen më shumë për shërbimet bazë, siç është ai i pastrimit.

Shiko më shum

Valbona, Shqiperi

Valbona, një nga 9 destinacionet botërore

Revista më prestigjioze në botë për udhëtimet “National Geographic” ka publikuar së fundi një listë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *