Monday , November 11 2019
Ballina / LAJME / Shtëpia muze e Arkaxhinjve në Kavajë

Shtëpia muze e Arkaxhinjve në Kavajë

Turistët joshen gjithnjë e më shumë nga historia e qyteteve që vizitojnë, e sidomos nga arkitektura e ruajtur në godinat e vjetra karakteristike.

Në qytetin e vogël të Kavajës, shumë banesa karakteristike qytetare të shekullit të kaluar janë shkatërruar, për t’ua lënë vendin ndërtimeve të reja.

Pak janë ruajtuar dhe një prej tyre është shtëpia e Arkaxhinjve. Që nga vitet ’70, ajo shërben si Muze Etnografik i qytetit. Godina me çardak, mure qerpiçi, oborr dhe pus, është e orientuar nga veriu dhe ka një sipërfaqe mbi 400 m2. Ajo përfaqëson banesat tipike kavajase të shtresës së pasur të qytetit, tregtarëve dhe intelektualëve të saj.

“Shtëpia e zjarrit quhej, se kishte një vatër në qendër të saj. Aty mblidheshin e rrinin, e pastaj lëviznin në dhomat e tjera. Ka shumë rëndësi për brezin e sotëm për të njohur sesi kanë jetuar paraardhësit e tyre, me çfarë komoditeti e vështirësish dhe pa ndriçim”, thotë Stefanaq Sotja, specialist i Muzeut Enografik të Kavajës.

Dritaret me grila dëshmojnë edhe për diferencimin gjinor të kohës. Përmes këtyre dritareve të rrjetëzuara në dru, vajzat mund të vëzhgonin miqtë.

Ky muze është nga më të pasurit në vend për nga numri i objekteve artizanale që ka në mjediset e saj, ku bien në sy dhomat e pritjes më të kuruara e të zbukuruara se dhomat e tjera të shtëpisë.

Kjo godinë muze, e pasur në histori dhe objekte që ilustrojnë stilin e jetesës, veshjet e banorëve në shekujt XVIII dhe XIX, ndodhet në lagjen “Skuraj” dhe për të mbërritur deri aty duhet të pyesni banorë të Kavajës, pasi tabelat orientuese mungojnë.

Shiko më shum

Kapet banda e skllavërisë moderne

Banda më e madhe e skllavërisë moderne në Europë, sipas mediave britanike, kishte arritur të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *