Wednesday , November 20 2019
Ballina / Infromacion / Tirana ia kalon Amsterdamit, Berlinit dhe Brukselit. Ja sa vite i duhen shqiptarit për të blerë një shtëpi…

Tirana ia kalon Amsterdamit, Berlinit dhe Brukselit. Ja sa vite i duhen shqiptarit për të blerë një shtëpi…

Keni ndërmend të blini shtëpi dhe keni të ardhura mesatare? Atëherë do të duhen të paktën 17 vite për ta bërë atë tuajën, pasi Tirana futet te kryeqytetet që në raport me të ardhurat është më i shtrenjtë se në Amsterdami, Berlini, Stokholmi, Brukseli dhe Athina. Sipas portalit Numbeo duhen Mesatarisht 17.65 vite për të blerë një apartament në Tiranë më të ardhurat e disponueshme mesatare të familjeve shqiptare.

Në vend të parë, si më i shtrenjti, ndër kryeqytetet e Europës, për sa i përket përballimit është kryeqyteti i Serbisë, Beogradi, ku me të ardhurat e disponueshme duhen 21.2 vite për të blerë një apartament. Më pas renditen Roma, me 20.74, Moska me 19.85 vite dhe Parisi me 18.5 vite, të ndjekura nga Tirana.

`Tirana po bëhet më e shtrenjtë, të ardhurat në vend numëro…

Çmimet e apartamenteve në Tiranë kanë qenë në rritje të vazhdueshme për zona të caktuara vitin e fundit. Brenda unazës së qytetit çmimet fillojnë nga 1200 euro për metër në katror deri në 2500-3000 në zonat pranë qendrës dhe te televizioni, që është aktualisht zona më e shtrenjtë e Tiranës. Shtrenjtimi i çmimeve është reflektuar edhe në indeksin që Numbeo përditëson çdo 6 muaj. Nëse në vitin 2012 Tirana renditej e 49 për sa i përket çmimit të apartamenteve në raport me të ardhurat, në 2017-n kryeqyteti renditej në vendin e 12. Në gjashtë mujorin e parë të 2018-s, Tirana është ngjitur në klasifikim duke u renditur e shtata (në këtë renditje përfshihen 100 qytetet kryesore të kontinentit Europian). Pra në 6 vjet është përkeqësuar me 42 vende, teksa çmimet janë rritur me 30-40% krahasuar me 6 vjet më parë.

Po ndërsa çmimet janë shtrenjtuar me ritëm të shpejtë, nuk ka ndodhur e njëta gjë me të ardhurat të disponueshme, gjë e cila ka sjellë edhe rritjen e papërballueshmërisë. Në 2016-n, rritja mesatare e pagave ishte negative sipas INSTAT, ndërsa në 2017-n, ishte rreth 3%, ndërsa çmimet e apartamentev u shtrenjtaun me 10-20% në të njëjtën periudhë.

Numbeo përllogarit përballimin e blerjes së një apartamenti duke marrë në konsideratë raportin midis çmimit të një apartamenti dhe të ardhurave të disponueshme.

Në rajon Prishtina më i përballueshmi

Në rajon, kryeqyteti më i përballueshëm për të blerë një shtëpi është Prishtina, e cila renditet e 17 nga 31 kryeqytete të Europës. Më pas renditet në vendin e 12-të Sarajeva, e ndjekur nga Shkupi në vendin e 10-të.

Kryeqytet më të përballueshme në Europë

Kryeqyteti më i përballueshëm në botë është Rekjaviku, i ndjekur nga kryeqyteti i Europës Brukseli. Apartamentet janë të përballueshme edhe në Kopenhagen. Në Europën Perëndimore, është më e lehtë përballimi i blerjes së një apartamenti, duke qenë se edhe të ardhurat e disponueshme të familjeve janë më të larta. Megjithatë, edhe Sofia renditet një ndër kryeqytetet më të përballueshme për blerjen e një apartamenti, ku edhe pse të ardhurat e disponueshme janë ndër më të ulëtat në raport me vendet e tjera anëtare të Bashkimit Europian, ka çmime të ulëta për apartamentet.

Numbeo është baza më e madhe e të dhënave, të mbledhura me kontributin e përdoruesve, mbi qytetet dhe shtetet në mbarë botën. Ai mundëson të dhëna në kohë reale për mbi kushtet e jetesës përfshirë: kostot e jetesës, indeksin e shtëpive, shëndetësinë, trafikun dhe ndotjen.

Raporti i çmimit ndaj të ardhurave është matësi kryesor i përballueshmërisë së blerjes së një apartamenti (sa më i ulët ky tregues aq më mirë). Në përgjithësi përllogaritet si raport i çmimit të një apartamenti me madhësi mesatare ndaj të ardhurave të disponueshme mesatare të një familje. Në këtë formulë madhësia mesatare e një apartamenti merret 90 metra katror. Çmimi për metër në katror është çmimi mesatar i zonave në qendër të qytetit dhe atyre në periferi. /monitor/

Shiko më shum

Kapet banda e skllavërisë moderne

Banda më e madhe e skllavërisë moderne në Europë, sipas mediave britanike, kishte arritur të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *