Saturday , August 24 2019
Ballina / MAGAZINA / Ndërron jetë shqiptari që u bë i famshëm në Hollivud, kush ishte Stan Dragoti

Ndërron jetë shqiptari që u bë i famshëm në Hollivud, kush ishte Stan Dragoti

Ka ndërruar jetë në moshën 86-vjeçare në Los Angelos të Kalifornisë, artisti i njohur me origjinë shqiptare Stan Dragoti. I lindur më 4 tetor 1932 në New York City, Stan Dragoti njihet si shqiptari që “shembi” muret e Hollivudit, ose njeriu që bëri rizgjimin e ëndrrave njujorkeze me fillimin e famshëm “I love New York”. Dragoti ka realizuar disa filma në Hollywood, në vitet 60-70 kur ishte një nga yjet e kinematografisë amerikane, mirëpo, suksesi i madh në fushën e reklamave sidomos fushata “I love New York”, solli një zhvendosje të angazhimeve të tij, në një mënyrë që as e kishte parashikuar e as nuk e kishte dashur..

Prejardhja e Stan Dragotit është shqiptare. Vjen nga një familje Tepelenase, që kanë emigruar shumë herët në ShBA. Babai i tij Asllan nga fshati me peisazh tërheqës, Dragot (mbiemrin e të cilit mban edhe artisti) i Tepelenës dhe nëna e tij Bahrie nga qyteti i lashtë Tepelenë. Hapat e para të këtij gjeniu filluan që në fëmijëri. Në moshë të vogël ishte tepër kureshtar dhe i interesuar t’a shpenzonte kohën përballë programeve televizive. Çdo film që shikonte ishte i apasionuar ta komentonte me motrat dhe prindërit.

Që në moshën 7-vjeçare filloi të vizatonte, imagjinonte dhe shumë skicime të moshës. Ishin këto zanafillat të cilat e çuan ëndrrën e tij realitet. Mbaroi njëkohësisht kolegjin në “Cooper Union” Neë York dhe shkollën e arteve vizuale. Stani bëri emër që në hapat e para kur filloi drejtor i një filmi, që pati sukses të pabesueshëm. Disa nga shitjet i kalonin shifrën 200 milion dollar të çdo prodhimi të kompanisë së tij.

Njëkohësisht filloi të realizonte reklama për gjigantet e industrisë së linjave ajrore dhe atyre së prodhimit të makinave. Njeri inteligjent dhe krijues duke i vënë në shërbim të kohës. U bë tepër i njohur dhe i kërkuar për vetë kohën. Mos vallë koha e kishte kujdesur për momentin e duhur që të bënte rizgjimin e ëndrrave njujorkeze. Eshtë e paharRueshme për ata që kanë jetuar vitet 1970 kur i kujton filmin simbol – filmin që ka “pushtuar” reklamat dhe vitrinat shumë ngjyrëshe të metropolit gjigand të botës Nju Jork për pjesën e filmit “I love New York”. Regjisor i njohur me origjinë shqiptare, veçanërisht për filmat “Love at First Bite” (Dashuri me kafshimin e parë, 1979), një komedi e zezë mbi temën e Drakulës dhe “The Man With One Red Shoe” (Burri me një këpucë të kuqe, 1985), një komedi romantike me Tom Hanks dhe James Belushi, i kishte shprehur idenë ish-kryeministrit shqiptar për realizmin e tre projekteve kinematografike të rëndësishme.

Shiko më shum

Jaguar i ri Pace dhe Dua Lipa (FOTO)

Në timon dhe të dëgjosh muzikë, është një nga veprimet më të përbashkëta në botë. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *