Wednesday , November 20 2019
Ballina / Infromacion / Çfarë na pret në fundjavë? Sinoptikanët: Kemi rrezik për…

Çfarë na pret në fundjavë? Sinoptikanët: Kemi rrezik për…

Ne shumicen e qarqeve, ne fundjave pritet te kete rrezik te moderuar per zjarret ne pyje, ndersa sa i takon reshjeve, IGJEUM njofton se priten reshje “tё dobёta” ose lokalisht tё dobёta në 2 qarqet e veriut, por në zona shumë të kufizuara reshjet mund të jenë edhe në formën e shtrëngatës me kohëzgjatje të shkurtër.

NJOFTIMI

ZJARRET NË PYJE
————————–
Sot pasdite (e premte, dt.13) dhe nesër (e shtunë, dt.14) pritet rrezik “I MODERUAR” në shumicën e qarqeve dhe nivele rreziku më të ulët në 3 qarqe (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Në disa qarqe pritet rrezik “I MODERUAR” nё zona tё lokalizuara, konkretisht: qarku Shkodër (Jug-perëndim), Kukës (Qendër), Dibër (Perëndim).

PARASHIKIMI METEO
———————————
RESHJET

Sot pasdite (e premte, dt.13) dhe nesër (e shtunë, dt.14) priten reshje “tё dobёta” ose lokalisht tё dobёta në 2 qarqet e veriut (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Reshjet pritet tё jenё tё pёrqendruara kryesisht në zonat malore tё qarqeve. Në ndonjë rast të rrallë, në zona shumë të kufizuara reshjet mund të jenë edhe në formën e shtrëngatës me kohëzgjatje të shkurtër (zakonisht, pasditeve dhe mbrëmjeve).

TEMPERATURAT
Nesër (e shtunë, dt.14) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 20 / 30 °C
në vendet e ulëta: 18 / 31 °C
në vendet malore: 14 / 27 °C

ERA
Sot pasdite (e premte, dt.13) dhe nesër (e shtunë, dt.14) era do te vazhdoje të fryjë e lehtë deri mesatare në orët e mesditës.
37000469_1106032636217248_1673891305215754240_n

37054073_1106032656217246_5444626356333707264_n

37028782_1106032679550577_8169900615950925824_n

Shiko më shum

Kapet banda e skllavërisë moderne

Banda më e madhe e skllavërisë moderne në Europë, sipas mediave britanike, kishte arritur të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *