Thursday , August 22 2019
Ballina / FUNZONE / “Alla shqiptarçe!” Mos e fshihni kot! Këtë frikë e kemi të gjithë si komb!

“Alla shqiptarçe!” Mos e fshihni kot! Këtë frikë e kemi të gjithë si komb!

Nëse duke e kaluar rrugën, qoftë në këmbë apo me veturë, një mace e zezë ua ‘pret’ rrugën, atëherë ju duhet ta ndryshoni drejtimin apo të ktheheni, pasi kjo është një shenjë e fatkeqësisë. Frika më e madhe e juaja! Me siguri edhe ju e praktikoni këtë, apo jo?

Nëse jo, atëherë me shumë gjasë do e gjeni veten tuaj tek besëtytnitë e mëposhtme!

E marta “e zezë”

Mendohet se e marta është dita kur Zoti krijoi të ligën, kështu, sipas më të vjetërve, nuk është mirë që të bëni dush natën e martë, të punoni punë dore apo punë të tjera.

Prerja e thonjve natën

Besëtytnia ndoshta më e çuditshme që ende besohet është për prerjen e thonjve të dorës dhe të këmbës natën. Sipas këtij besimi, nëse ju i prisni thonjtë e këmbës dhe të dorës përnjëherë, dikush do të vdesë në ditën tuaj të dasmës – apo do të ketë edhe dasmë edhe vdekje për një ditë.

Paratë

Besohet se nëse të kruhet dora e djathtë do të japësh para, por nëse të kruhet e majta, do të marrësh para.

Gëzimi

Thuhet se kur dy persona flasin përnjëherë fjalën e njëjtë rastësisht, dikush i shan.

Lemza

Ndoshta ende e dëgjoni thënien “po të përmend dikush” kur keni lemzë, por kjo nuk është asgjë më shumë se një reagim i pavullnetshëm i muskulit të diafragmës që sjell daljen e një sasie ajri dhe në të njëjtën kohë mbylljen e epiglotës (hapësirës së laringut).

Akrepat e orës

A thua me të vërtetë mendon dikush për ju nëse kur shikoni orën akrepat e saj janë një mbi një? Por, tani në kohën e ‘celularëve të mençur,’ disa besojnë në fatin e numrave të orës në celular, për shembull kur ora është 11:11, 15:15 etj.

Hurma në kuletë

Ka shumë vite që besohet se të mbash një bërthamë të hurmës në kuletë, kuleta juaj nuk do të mbetet kurrë pa para. Por, a mund të fitosh para pa punuar?

Pasqyra e thyer

Thuhet se pasqyra e thyer ka fuqi që të sjellë gjëra të këqija në jetë, që nëse shikoheni në të, fati u ‘shtyhet’ për shtatë vite.

Shiko më shum

Emigrantët që ndryshuan botën dhe u bënë të ‘mëdhenj’, mes tyre shqiptarja e famshme!

Qoftë duke i ikur persekutimit, qoftë duke kërkuar mundësi të reja, këto figura u zhvendosën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *