Monday , December 9 2019
Ballina / MAGAZINA / Video loja “Just Dance 2017” ka një befasi për të gjithë fansat e Era Istrefit (Video)

Video loja “Just Dance 2017” ka një befasi për të gjithë fansat e Era Istrefit (Video)

“Just Dance” është një video lojë shumë e pëlqyer në botë dhe mund të luhet në pajisje si Playstation, Xbox apo Nintendo Wii.

Kjo lojë për çdo vit, bën pjesë të saj këngët më të bukura të vitit dhe më pas të gjithë lojtarët kanë mundësi që të mësojnë lëvizjet në kërcim prej një trajneri digjital për çdo këngë.

“Ubisoft” që është edhe kompania e cila ka realizuar këtë video lojë, ka treguar se pjesë e versionit të lojës për vitin 2017 do të jetë edhe kënga BonBon e Era Istrefit.

Paraprakisht koreografia e lojës ka dalë në kanalin zyrtar të lojës në Youtube dhe gjithashtu në ueb-faqen e “Ubisoft” është konfirmuar zyrtarisht pjesëmarrja e këngëtares shqiptare në këtë lojë.
istrefi-1

Të gjithë ju që jeni të apasionuar pas lojës tani do të keni mundësi që sapo të publikohet të mund të kërceni nën ritmet e BonBon me koreografi profesionistësh!

Shiko më shum

Jaguar i ri Pace dhe Dua Lipa (FOTO)

Në timon dhe të dëgjosh muzikë, është një nga veprimet më të përbashkëta në botë. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *