Wednesday , November 20 2019
Ballina / LAJME / Kosovë / Leter nje “komiku” politik sllav

Leter nje “komiku” politik sllav

Nga : Marin MEMA Shqiperia Tjeter

Sot serisht me erdhi per te qeshur jo nga nje komik, por nga nje politikan qe mendon se eshte komik. Serisht lexova se shqiptaret dhe shqiptaret e Kosoves nuk jane vellezer e motra sepse sipas ketij komiku nuk paska patur kontakt fizik mes prinderve ( edhe pse ai prind eshte nje, SHQIPERIA) . Askush nuk i ka treguar ketij komiku se te qenit vellezer e motra te nje gjaku nuk duhet domosdoshmerisht te kesh bere incest . Kjo eshte per perverse e shqiptaret nuk jane te tille. Keta komiket nuk di, ndoshta. Une e kuptoj se per keta burracake te deshtuar politike, xhepi eshte me i rendesishem se gjithçka, por nuk kuptoj dot sesi keta komike mendojne se perbejne opinion e nga krahu tjeter nuk behen asgje tjeter perveçse karagjoze.

1. Une si shqiptar do te mbroj çdo dite te jetes sime çeshtjen e shqiptareve te Kosoves, motrave dhe vellezerve te mij qe kane lene eshtrat e te pareve per lirine. Eshtra qe jane te perbashketa sepse kombesia ne te gjitha rastet eshte shqiptare. Per ate Shqiperi rane te gjithe, te shtypur nga serbet, malazezet, greket , turqit, bullgaret e shume te tjere. E pushtuesit jane jo vetem nga ata te djeshmit , por edhe nga keta komiket e sotem qe mendojne se mund te imponojne interesat e tyre tek opinioni i gjere.

2. Nuk ka asnje Aleksander Rankoviç apo mik i Nikolla Pashiç qe te pengoje te verteten historike . Ajo eshte nje dhe vetem nje. E perseris, une jam shqiptar Kosove sepse stergjysherit e mij kane luftuar per liri, per shqiptari. E kjo jo ne sensin patetik, por e mbeshtetur ne faktin se askush nuk mundet te perçmoje nje histori te perbashket qe nis nga lashtesia e vijon ende edhe sot. Une nuk mundem te ndaj ashtu si çdo shqiptar Shqiperie apo Kosove qofte, Dardanine nga Iliria, nga Skenderbeu nga çdo element tjeter qe perben historine e perbashket. Si mundet te mendoje nje njeri qe nuk eshte komik i rendomte Ismail Qemalin pa Isa Boletinin, pa Vehbi Dibren, Rexhep Mitrovicen, Nuri Sojlin, Zyhdi Ohrin etj. Si do ta ndajme shqiponjen dy krenare te 28 nentorit 1912 ?

Si mundet te mendohet Adem Jashar, Zahir Pajaziti te ndare mes dy vendesh. Do zihemi per trupin, per kembet, per floket , per çfare, kur ata luftuan per te njejten histori ? Te mendosh keta figura jashte te njejtes se shkuar e te ardhme do te thote te jesh vertete komik, por nga ata me te rendomitit qe jo vetem s’bejne per te qeshur, por per te cilet te vjen meshire e peshtire.

3. Sigurisht sot per sot kombi shqiptar eshte i ndare, i çare, i shperndare , por kjo s’do te thote se eshte jetim. E kjo jo thjesht ne planin patriotik se per komiket kjo eshte patetike, por edhe ne planin juridik, diplomatik a si ta analizosh. Shqiperia mbetet vendi ame, e si i tille ka detyrimin te flase, te loboje, te uturise , per te drejtat e shqiptareve te Kosoves. Une i pari do te shkruaj e shkruaj derisa te lodhem ( e kjo s’ka per te ndodhur) sepse ja kam detyrim historise, asaj te hershme dhe asaj te sotme , kur shqiptaret e kosoves u dogjen, u vrane, u masakruan, u dhunuan dhe perdhunuan nga nje armik i pabarabarte dhe i pameshirshem. E detyrim te njejte ka çdo i zgjedhur ne Shqiperi, si imponim kushtetues. S’ka asnje komik qe me pengon te flas e shkruaj per vellezerit dhe motrat e mija kosovare , sepse vertete s’kemi nje linje direkte familje, por mbetemi te lidhur nga genet e nje gjaku !! E gjaku OOOOO KOMIK nuk behet uje. E mua me dhemb njesoj çdo vuajtje si çdo familje e shqiptareve te Kosoves. Ata jane une, une jam ata !!

4. Ti nuk je dhe nuk do te jesh kurre “hanxhi”. Ti je qiramarres i perkohshem ashtu si te gjithe komiket qe kane renduar xhepat me interesa partiake te momentit. E te ardhmen e qytetareve shqiptare te Kosoves nuk mundet ta ndertojne ata qe nuk jane shqiptare, ata qe mendojne per ushkurin se mos u bijen benevreket, e ata qe gjithçka e kane lidhur me parane ne dem te interesave te qytetareve.

5. Nuk ka per te patur kurre sa kohe te jemi shqiptare nje ndalese nga kryeministrat shqiptare (qofshin keta te PD, PS apo LSI) ne mbrojtjen e interesave te shqiptareve te Kosoves. Une e di se ju komiket xhepathelle doni te vendosni te vetem qe te shisni ç’te mundeni siç keni bere me Mitrovicen e veriut, me monumente, pasuri kombetare e gjithçka tjeter qe per ju eshte vetem para e thate. E pra kjo s’do te ndodhe doni apo s’doni ju. Edhe pse siper kishave shqiptare jane ngritur ato sllave, edhe pse pasurite i keni lene si mall pa zot, edhe pse doni te shisni me çdo kush Trepçen, edhe pse e ardhmja e shqiptareve te Kosoves ju intereson po aq sa e shtetasve ganeze ne Afrike, ju nuk mundet te merrni ne kontrroll gjithçka. Nuk mundeni. Ashtu siç nuk mundeni te flsini per asimetri, e budallalleqe te ketij tipi. Hajdeni me kembe ne toke komike , sepse ne skenen e nje teatri tragjik nuk mundet te futen karagjoze. Karagjozet s’jane as per komedi, e jo me per nje skene negociatash, realitetesh, perplasjesh, te verteteash e situatash qe kane te bejne me historine dhe identitetin.

6. Sa i takon pajtimin , ecjes para, komunikimit ne Ballkan, kjo nuk u takon komikeve te merren, aq me teper nese keta komike jane pjese historike e lidhjeve sllave, Pashiçeve, Rakoviçeve , e UDB. E kjo jo per te perbaltur dikend , por per ti dhene vend te vertetes. E verteta eshte shpirti i ketij kombi. Ndaj here tjeter xhepat, komik, matini dikund tjeter, deshtimin politik nuk do ta mbushni me deshtim historik.

Shiko më shum

Kapet banda e skllavërisë moderne

Banda më e madhe e skllavërisë moderne në Europë, sipas mediave britanike, kishte arritur të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *