Saturday , August 24 2019
Ballina / MAGAZINA / Bleona i “qepet” Van Damme, s’e lë rehat në Instagram por fansat shqiptarë e “masakrojnë”

Bleona i “qepet” Van Damme, s’e lë rehat në Instagram por fansat shqiptarë e “masakrojnë”

Shqiptarja Bleona Qereti duket se nuk qëndron dot larg vëmendjes mediatike. Edhe pse përfolur për kalimin e një nate të nxehtë dhe pasiononte me Jean Claude Van Damme, duket se jo të gjithë i besuan deklaratës së saj pak kohë më parë, edhe pse fotot qarkulluan në internet.

Por, me sa duket, aktori i ‘fuqishëm’ i ka lënë mbresa shumë të mira këngëtares shqiptare, e cila bën çmos për të qenë në vëmendjen e tij. Bleona nuk lë rast pa shfrytëzuar, sa herë i jepet mundësia që të kontaktojë me aktorin.

van-dam-2 vd3

Nuk e dimë se cilat janë marrëdhëniet mes të dyve, nëse ata janë miq apo thjesht persona të njohur, por në foton e fundit që Van Damme ka publikuar në Instagram, ndër komentet e para ka qenë ai i Bleonës, e cila i thotë aktorit se ndodhet në Los Angeles, ndërsa e pyet për vendndodhjen e tij.

bleona-1

Shqiptarëve të tjerë që ndjekin aktorin nuk iu ka shpëtuar ky detaj dhe kanë nisur të bëjnë humor me komentin e Bleonës, e cila duket se është vënë në siklet dhe e ka fshirë tërësisht atë.

bleona3 van-dam-1

 

Shiko më shum

Jaguar i ri Pace dhe Dua Lipa (FOTO)

Në timon dhe të dëgjosh muzikë, është një nga veprimet më të përbashkëta në botë. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *