Tuesday , November 12 2019
Ballina / TEKNOLOGJI / Mobile / Samsung Galaxy S8 vjen me dy versione

Samsung Galaxy S8 vjen me dy versione

Në një raport të ri nga Kina thuhet se smartfoni i ardhshëm i serisë S të Samsung Galaxy, do të vijë me dy versione: njëri me ekran të lakuar 5.1-inç QHD Super AMOLED me rezolucion prej 2K, dhe tjetri me ekran 5.5-inç UHD me rezolucion prej 4K.

Modeli me ekran 5.5-inç do të vijë me kamerë të dyfishtë, raporton GSM Arena.

Gjithashtu, në raport thuhet se Samsung Galaxy S8 do të vijë me procesor të Qualcommit, Snapdragon 830 SoC, transmeton Koha.net, ndërsa për disa tregje ky smartfon do të jetë në dispozicion me procesor Exynos 8895.

Galaxy S8 po ashtu është zbuluar se do të vijë me veçorinë e quajtur asistenti Viv Al, e cila do ta zëvendësojë S Voice. Për ata që nuk e dinë, asistenti Viv Al është produkt i Viv Labs (një fillim i lansuar nga kreatorët e Siri-së), për të cilin kompania Samsung së fundmi është dakorduar që ta blejë atë.

Shiko më shum

Twitter në krizë, largon njerëz nga puna?

Duke mos arritur të shesë veten, rrjeti social Twitter është duke planifikuar për të zvogëluar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *