Tuesday , November 19 2019
Ballina / LAJME / Blindohet Beogradi, Rama shkon nesër në Serbi të takojë Vuçiçin

Blindohet Beogradi, Rama shkon nesër në Serbi të takojë Vuçiçin

Kryeministri Rama do të udhëtojë nesër për në Serbi për të marrë pjesë në forumin “E ardhmja e marrëdhënieve shqiptaro-serbe si dhe stabiliteti në Evropën Juglindore” duke bërë që policia serbe të bllokojë disa rrugë për gati 48 orë. Mediat serbe, respektivisht “B92” raporton se Rama do të shkojë fillimisht në Nish dhe më pas në Beograd në një vizitë që do të zgjasë dy ditë.

Rrugët në Nish do të bllokohen nga ora 7:30 e mëngjesit të 13 tetorit deri në mesnatën e datës 15 tetor.

Masat e larta të sigurisë merren duke pasur parasysh ndjeshmërinë e marrëdhënieve të brishta mes Shqipërisë dhe Serbisë, të cilat kanë hyrë tashmë në një rrugë dialogu për nën kujdesin e Berlinit zyrtar.

Shiko më shum

Kapet banda e skllavërisë moderne

Banda më e madhe e skllavërisë moderne në Europë, sipas mediave britanike, kishte arritur të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *