Wednesday , November 20 2019
Ballina / LAJME / Çfarë sekreti ka buqeta e Elia Zaharias: Kuptimi i çdo luleje

Çfarë sekreti ka buqeta e Elia Zaharias: Kuptimi i çdo luleje

Sot, Princi Leka II dhe Elia Zaharia janë bashkuar në martesë në një festë të vërtetë mbretërore. Çdo detaj i kësaj dite të gjatë është kuruar me kujdes nga organizatorët e eventeve, përfshirë edhe lulet natyrale që do t’i japin freski tryezave dhe mjediseve të Rezidencës dhe Pallatit të Brigadave.

Çdo lule që është vendosur në këtë buqetë ka mesazhin e vet, që ka të bëjë si me prejardhjen e bashkëshortit të Elias dhe me të sajën, deri te kujtimet e fëmijërisë.

Bashkëpunëtorja e përhershme e Class AV, Frida Banushi, floristja e Floral Fantasy ka rrëfyer për përzgjedhjen e kujdesshme të luleve që është bërë për këtë dasmë, por, çfarë është më interesantja edhe për buqetën e nuses, Princeshës Elia Zaharia.

Trëndafili i bardhë – Mbretëresha Geraldinë thirrej Trëndafili i Bardhë i Budapestit dhe tregon dashuri, lumturi dhe bukuri.

47c61d37d54d83e4d0dd51296cb37df9

Lilly of Valley – një lloj zymbyli, është lulja që përdoret nga të gjitha princeshat dhe shpreh besimin e plotë.

Daizy – lulja e deles, lulja e preferuar e mamasë dhe e fëmijërisë së Elias.

Gardenia – përfaqëson dëlirësi, pastërti.

Callas – përfaqëson bukuri madhështore.

Tulipani – dashuri perfekte

Bouvardia – thjeshtësi, elegancë.

Floristja tregon gjithashtu për dekorimin elegant të dy mjediseve, me të njëjtën tipologji lulesh, konkretisht lule bore, orkide, dendrobium, një lloj orkideje më e madhe, trëndafil, trëndafil spray gracia, astible, të gjitha në ngjyra të lehta.

Frida sqaron që ngjyrat do të jenë pastel, e bardhë, rozë, perlë, pjeshkë, pana, ndërsa stili elegant, i thjeshtë dhe romantik, gjithçka sipas natyrës së vetë çiftit.

Shiko më shum

Kapet banda e skllavërisë moderne

Banda më e madhe e skllavërisë moderne në Europë, sipas mediave britanike, kishte arritur të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *