Tuesday , November 19 2019
Ballina / TEKNOLOGJI / Mobile / Gjysma e Note 7 janë zëvendësuar nga përdoruesit, këta të fundit sërish e zgjedhin pajisjen e njëjtë!

Gjysma e Note 7 janë zëvendësuar nga përdoruesit, këta të fundit sërish e zgjedhin pajisjen e njëjtë!

Samsung pretendon se rreth gjysma e pajisjeve të saj të re, përkatësisht fableti Galaxy Note 7 të cilat mund të eksplodonin janë ndërruar për telefona të ri, së paku në SHBA.

Poashtu, kompania koreane ka deklaruar se 90 për qind e atyre që kanë shkëmbyer pajisjet e tyre kanë vendosur të marrin një tjetër Note 7.
Samsung ka patur problem së fundmi pasi që disa prej pajisjeve të sapoprodhuara Note 7 kanë eksploduar për shkak të problemeve me bateritë.

Për më shumë, kompania ka pranuar disa akuza gjyqësore nga përdoruesit të cilët janë dëmtuar fizikisht nga eksplodimi i pajisjes së tyre Note 7.

Sipas the Verge, edhe nëse 100 për qind e pajisjeve do të zëvendësohen me pajisje të reja, problemi i fundit mund të lë një njollë të zezë në emrin e Samsung për një kohë të gjatë.

Shiko më shum

Twitter në krizë, largon njerëz nga puna?

Duke mos arritur të shesë veten, rrjeti social Twitter është duke planifikuar për të zvogëluar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *