Sunday , February 23 2020
Ballina / TURIZEM / Velipoja, 14 kilometra plazh; e preferuara e pushuesve nga Kosova

Velipoja, 14 kilometra plazh; e preferuara e pushuesve nga Kosova

30 minuta larg qytetit të Shkodrës, plazhi i Velipojës shtrihet në një gjatësi prej 14 km nga grykëderdhja e Bunës, në zonën e quajtur “Rana e Hedhun”.

Deti i kristaltë, brezi i gjërë ranor, i njohur për vetitë kurative dhe mikpritja vendase e shndërrojnë Velipojën çdo vit në shtëpinë e mijëra pushuesve. Kryesisht ata vijnë nga Kosova, por dhe Mali i Zi, Italia, Polonia, Serbia, Çekia apo Rusia.

“Jam nga Rusia, sapo kemi ardhur dhe shpresoj të rrij këtu për pesë ditë apo një javë. Kam qenë në Tiranë dhe në Lezhë, më pëlqen Shqipëria. Për Velipojën kam lexuar në internet, në forume, shumë turistë shkruajnë për këtë vend, shkruajnë se është një vend i mrekullueshëm”, thotë një turist rus.

“Vij nga Plave Gucia, Mal i Zi. Jam për herë të parë këtu dhe kam vizituar të gjithë plazhin. Nga atje lart është shumë bukur”, thotë një turist malazez.

Por Velipoja ka edhe pushuesit e saj besnikë, që jo gjithmonë janë banorët e Shkodrës. “Vij nga Tirana. Këtu është shumë bukur, vij shpesh, njerëzit janë shumë të mirë”, thotë një kryeqytetas.

Velipoja ofron disa hotele dhe qendra rezidenciale për pushuesit me një kapacitet të përgjithshëm prej rreth 3.000 dhomash, me çmime nga 30 në 40 euro. Në plazhin masiv, veç rërës me përmbajtje të lartë jodi, për ata që janë në kërkim të një relaksi më të thellë ofrohen shërbimet e masazhit dhe fizioterapisë. Megjithatë, turistët thonë se ka ende për të bërë.

“Vij nga Miçigan. Kisha tre vite pa ardhur dhe nuk jam shumë e kënaqur, duhet bërë më shumë sa i përket pastërtisë”, thotë një turiste amerikane.

Por Velipoja nuk është vetëm kaq. Në Qendrën e Informimit të Turistëve, Marsida Tafilica sugjeron vende më pak të njohura, por destinacione për të mos u humbur.

Kështu, për ata që duan të qëndrojnë larg plazheve masive, në Velipojë është derdhja e Bunës. Në një vijë bregdetare prej 5 km, më guximtarët mund të gjejnë këtu një plazh tërësisht të virgjër mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, atje përballë.

Në këtë zonë bashkohen ujërat e ëmbla me ato të kripura dhe është skaji më verior i vijës bregdetare shqiptare, që vazhdon më pas me plazhin e Adës.

“Ideja që s’ka njerëz është një mrekulli. Gjeta një pemë dhe e fotografova për në Instagram, për të thënë se nuk jemi në asnjë vend tjetër të botës por në Velipojë dhe kjo është e pabesueshme!”, thotë një turiste.

Një tjetër pikë interesante është edhe rezervati “Pulaj Velipojë”, një zonë kjo e mbrojtur që përbën mushkërinë e të gjithë zonës. Është e pasur me pyje me dendësi të lartë, njëherësh një nga destinacionet më të preferuara për “Birdwatching”.

Nga kulla e vrojtimit në lagunën e Gjerdafit mund të vrojtohen lloje të ndryshme shpendësh, por këtu mund të gjesh edhe specie të rrezikuara të florës dhe faunës.

Ndiqni Korniken nga TCH:

Shiko më shum

Dhjetë destinacionet e turizmit dimëror ose turizmi i bardhë

Kaluam sezonin më të mirë turistik veror, duke parë të hyjnë në vendin tonë shumë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *