Monday , November 18 2019
Ballina / TURIZEM / Sot hapet Panairi Ndërkombëtar i Turizmit

Sot hapet Panairi Ndërkombëtar i Turizmit

Panairi i Turizmit, Hotelierisë dhe Gastronomisë “Travel Fair 2016” do të hap edicionin e 13-të me radhë  në Pallatin e Rinisë, në Prishtinë.

Travel Fair, këtë vit përveç Komunave të Kosovës, do të mirëpres pavionet e shteteve rajonale, si; Agjencia Kombëtare e Shqiperisë, Organizata Kombëtare e Malit të Zi, Ministria e Turizmit të Malit të Zi, Organizata Turistike e Ulqinit, Organizata Turistike e Budvës, Organizata Turistike e Tivarit, Organizata Turistike e Kotorit, Agjencia për Promocion dhe Mbështetje të Turizmit të Maqedonisë.

Në panair gjithashtu do të ekspozohen shumë pika të reja turistike si nga Kosova, rajoni dhe më gjerë, përmes komunave/bashkive përkatëse, shumë biznese si agjencitë kyçe turistike, organizatorë udhëtimesh, hotele, rezorte, restorante, komplekse turistike, kompani qe ofrojnë turizëm shëndetesorë, malor, avanturier (sporte alpine, ngjitje, hiking), blerës, institucione kulturore, qendra rekreative dhe pajisje.

Shiko më shum

Dhjetë destinacionet e turizmit dimëror ose turizmi i bardhë

Kaluam sezonin më të mirë turistik veror, duke parë të hyjnë në vendin tonë shumë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *