Tuesday , November 19 2019
Ballina / LAJME / Alarmi,Kunder Serbise UEFA sjell…”Katilin”,ai qe urdheroi rivazhdimin e ndeshjes ne Beograd

Alarmi,Kunder Serbise UEFA sjell…”Katilin”,ai qe urdheroi rivazhdimin e ndeshjes ne Beograd

Pas trepikëshit të marrë në KAS nga Shqipëria, duket se nuk ka përfunduar çdo betejë me UEFA-n. Ai që ka urdhëruar rivazhdimin e ndeshjes, nga salla qendrore e sigurisë në UEFA, do të jetë personi i deleguar nga institucioni më i lartë europian i futbollit që do të mbikëqyrë gjithçka në ndeshjen ShqipëriSerbi. Kenet Skot, drejtoi i një kompanie sigurie, është personi që do të kontrollojë aspektin e sigurisë për takimin që do të luhet në “Elbasan Arena”. Edhe pse në kalendar ka rezultuar një ditë pushim për shkak të festës së Kurban Bajramit, Skot ka mbërritur në FSHF për të drejtuar një mbledhje me të gjithë përfaqësuesit që kanë të bëjnë me organizimin e ndeshjes.

Ngjarjet e Beogradit – Në pikën 25 të paragrafit për mënyrën si rrodhën ngjarjet në Beograd, përmendet emri i Skot. “Sipas provave të paraqitura në panel, zyrtarët e UEFA-s ishin në diskutime të vazhdueshme me Qendrën e Ndeshjeve të UEFA-s në Nion, veçanërisht me zotin Keni Skot”. Në pikën 26 citohet edhe dëshmia e Skot: “I thashë oficerit të sigurisë dhe gjyqtarit të takimit se Qendra e Ndeshjeve pranë UEFA-s, ku i pranishëm ishte edhe Drejtori i Aktiviteteve zoti Marketi që, nëse ishin kushtet, ndeshja të rifillonte. Takimi duhej të vazhdonte nëse ishte e mundur”.

Takimi – Ditën e djeshme, pak pas orës 10:00, ka nisur një takim i drejtuar nga Kenet (Keni) Skot (drejtues i kompanisë së sigurisë së kontraktuar nga UEFA mbi çështjet që kanë të bëjnë me mbarëvajtjen e takimeve) vjen si përfaqësues i lartë i UEFA-s për çështjet e sigurisë. Mikpritës i takimit ishte sekretari i Përgjithshëm i FSHFsë, Ilir Shulku, dhe të pranishëm kanë qenë gjithashtu edhe dy përfaqësues të Federatës Serbe, oficeri i sigurisë dhe administratori i ekipit, ambasadori serb në Tiranë, Miroljub Zariç, një përfaqë- sues i SHISH-it, një i Ministrisë së Brendshme, përfaqësues nga Garda e Republikës, nga kompania e “security”, si dhe një përfaqësues i MASH.

Inspekton stadiumin, dhuratë një qeleshe
Për ta parë nga afër stadiumin që do të presë një ndeshje delikate edhe për vetë UEFA-n, ishte një zyrtar për sigurinë i këtij organizmi ndërkombëtar. Për afro 1 orë, Keneth (Keni) Skot, i shoqëruar edhe nga shefi i Sektorit të Garave në FSHF, Lysien Nurishmi, pa më konkretisht nga afër ambientet e këtij impianti. Pas tyre, mbërritën edhe zyrtarë nga Policia e Shtetit dhe për disa minuta biseduan me dyer të mbyllura, ku sigurisht tema kryesore ishin masat që do të merren për të eliminuar çdo incident të mundshëm. Vizita e zyrtarit të UEFA-s në “Elbasan Arena” nxori në pah edhe mikpritjen e shqiptarëve, teksa iu bë një dhuratë simbolike. Bëhet fjalë për një qeleshe, ku ishte dhe shqiponja në qendër të saj.
Skot: Garantoni jetën e serbëve
Diskutimi ka zgjatur rreth 120 minuta dhe është saktësuar deri në detaje se çfarë do të ndodhë përpara, gjatë dhe pas 90 minutave mes Shqipërisë dhe Serbisë. Megjithatë, një nga urdhrat e britanikut të UEFA-s ka qenë: “Garantoni jetën për të gjithë serbët që do të jenë në stadium!”. Një urdhër që tregon qartë se kjo ndeshje e përcaktuar si e rrezikshmërisë së lartë, është e tillë që ngjall ende dyshime për organizimin dhe sigurinë

Shiko më shum

Kapet banda e skllavërisë moderne

Banda më e madhe e skllavërisë moderne në Europë, sipas mediave britanike, kishte arritur të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *