Monday , November 11 2019
Ballina / LAJME / Garda Inspekton Stadiumin,Propozon heqjen e Stjuarteve ne zonen VIP

Garda Inspekton Stadiumin,Propozon heqjen e Stjuarteve ne zonen VIP

Që ndeshja midis Shqipërisë dhe Serbisë do të jetë nën masa të rrepta sigurie, si asnjëherë më parë për një ndeshje futbolli në vendin tonë, kjo është diçka që dihet dhe është njoftuar nga vetë organet kompetente. Mirëpo, nga dita në ditë, takim pas takimi, dalin në dritë masa të reja që priten të merren nga policia e shtetit apo edhe forca të tjera ligjzbatuese që do të angazhohen për të garantuar ruajtjen e rendit dhe sigurisë përpara, gjatë dhe pas ndeshjes Shqipëri-Serbi.
Dy ditët e fundit, në stadiumin “Elbasan Arena”, zyrtarë nga Garda e Republikës dhe nga Policia e Shtetit kanë parë nga afër ambientet e impiantit dhe kanë biseduar me zyrtarë të lartë të FSHF-së. Madje, ditën e djeshme ka qenë vetë sekretari i federatës, Ilir Shulku,që ka diskutuar për masat nga ana e Policisë së Shtetit, fill pas takimit që kreu i federatës, Armand Duka, pati me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Haki Çako. Shulku ishte në takim me krerë të policisë dhe diskutuan me dyer të mbyllura për masat e këtij takimi.

Garda
Gjatë inspektimit të para dy ditëve në “Elbasan Arena”, oficerë të Gardës së Republikës kanë parë me imtësi disa prej ambienteve të impiantit, ku sigurisht i kanë kushtuar më shumë rëndësi pjesës së tribunës VIP, ku edhe do të jetë Kryeministri Edi Rama, që me shumë gjasa do të shoqërohet nga homologu i tij serb, Aleksandër Vuçiç. “Panorama Sport” zbardh edhe një bisedë midis tyre, gjatë të cilës u diskutua që në të gjithë tribunën qendrore (që sigurisht përmbledh zonën VIP dhe Super VIP), ku do qëndrojnë dy krerët e qeverive të mos ketë stjuartë dhe policë, por vetëm gardistë. Kjo është thjesht një hipotezë e hedhur nga garda, por nuk dihet se sa e realizueshme do të jetë. Megjithatë, pritet që të ketë takime të tjera për të ndarë edhe detyrën e gjithsecilit. Me sa duket, duke qenë se nga Serbia pritet të vijnë 100 persona si pjesë e delegacionit mik dhe të gjithë do të akomodohen në tribunën qendrore, do të jetë Garda e Republikës ajo që do të sigurojë qetësinë në këtë sektor.

Tapeti
Para dy ditësh, në tapetin e “Elbasan Arena”-s është hedhur një farë bari, e cila ka ardhur enkas nga Greqia. Deri më 8 tetor, kur edhe do të zhvillohet sfida midis Shqipërisë dhe Serbisë, stadiumi pritet të qëndrojë i mbyllur dhe nuk do të luhet asnjë ndeshje. Nëse ka pasur një gjë për t’u lavdëruar në këtë stadium, përpos të tjerave, ka qenë pikërisht tapeti, i cili në asnjë ndeshje nuk ka pasur probleme. Vladimir Mema

Shiko më shum

Kapet banda e skllavërisë moderne

Banda më e madhe e skllavërisë moderne në Europë, sipas mediave britanike, kishte arritur të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *