Tuesday , November 12 2019
Ballina / LAJME / Çako takon Dukën, lista e tifozëve në dorën e policisë

Çako takon Dukën, lista e tifozëve në dorën e policisë

Në prag të ndeshjes së 8 tetorit mes Shqipërisë dhe Serbisë Drejtori i Policisë së Shtetit Haki Çako ka pritur në një takim Presidentit e FSHF-së Armand Duka. Në takimin që zgjati rreth një orë u diskutua me detaje për marrjen e masave të përbashkëta për zhvillimin normal të ndeshjes, si dhe për të garantuar rendin e sigurinë në çdo hap që nga mbërritja e tifozëve, lojtarëve dhe serbëve gjatë qëndrimit në Shqipëri. Mbarëvajtja e ndeshjes kundër Portugalisë ka qenë një eksperiencë e mirë për policinë e vlerësuar edhe nga Duka.

Drejtori Çako garantoi Presidentin Duka se policia do marrë të gjitha masat duke angazhuar kapacitetet e saj më të mira dhe sqaroi:

“Masat janë të shumëllojshme , nga toka dhe nga ajri , por i garantoj që të gjithë tifozët se masat e policisë nuk kanë për qëllim të dëmtojnë apo frenojnë tifozët, por kanë për qëllim vetëm të garantojnë mbarëvajtjen e kësaj ndeshje duke i ardhur në ndihmë skuadrës tonë kombëtare.”

Nga ana e tij kreu i institucionit të futbollit në vend theksoi se do vërë në dispozicion të policisë listën me emrat e gjithë tifozëve që kanë blerë bileta.

Në takim u vendos po ashtu që një grup nga policia dhe një grup nga FSHF të punojnë së bashku në terren ditën e ndeshjes në “Elbasan Arena”.

Shqipëria pret Serbinë në 8 tetor në një ndeshje të rëndësishme për kualifikimin por edhe të rrezikshme për tu mbarëvajtur marrë shkas nga ajo që ndodhi në Beograd një vit më parë.

Shiko më shum

Kapet banda e skllavërisë moderne

Banda më e madhe e skllavërisë moderne në Europë, sipas mediave britanike, kishte arritur të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *