Tuesday , November 12 2019
Ballina / TURIZEM / Muzeu Historik Kombëtar

Muzeu Historik Kombëtar

Është objekti më rëndësishëm muzeal  në gjithë Shqipërinë. I përuruar neë vitin 1981 ai paraqet në stendat e tij gjithë historinë e përmbledhur të popullit shqiptar që prej periudhës së paleolitit të mesëm e deri në ditët e sotme. Aty ruhen vepra arti origjinale që nga lashtësia e deri në ditët e sotme. Krahas pavioneve të antikitetit, mesjetës, rilindjes kombëtare , pavarësisë, luftërave botërore etj, aty ndodhet edhe pavionët e ikonografisë, ai i diktaturës dhe etnografisë. Në Muzeun Historik Kombëtar ruhen objekte unikale si Epitafi i Gllavenicës i krijuar në vitn 1373, e cila është një qëndismë e madhe me fije ari dhe argjendi në mëndafsh, e cila paraqet Krishtin ,busti i Deas ( hyjnesha e Butrintit, tashmë e indentifikuar me koken e Apollonit), mozaiku Bukuroshja e Durrësit etj. Në fasadën e  Muzeut Historik Kombëtar shpalloset mozaiku “ Shqipëria” i cili është më i madhi në vend.

Shiko më shum

Dhjetë destinacionet e turizmit dimëror ose turizmi i bardhë

Kaluam sezonin më të mirë turistik veror, duke parë të hyjnë në vendin tonë shumë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *